Vogëlushja F. Lusa nga fshati Kabash i Pukës nuk ka mundur të mbijetojë edhe pse është transportuar në Tiranë me helikopter. Për të voglën, e cila vuante nga një sëmundje e rrallë, çdo ditë vonesë ka qenë fatale për fatin e saj. Vetëm dje është mundur të kryhet transportimi i vajzës në kryeqytet për t’i dhënë ndihmën, por ka qenë tepër vonë.
Dyvjeçarja ka dhënë jetë në Tiranë dhe po sot është bërë transportimi i trupit të vogël drejt shtëpisë në fshatin e thellë Kabash.
Nuk jepen shumë të dhëna rreth shkaqeve që sollën në vdekjen e vajzës së vogël, nëse ishte moti shkaku i përkeqësimit të saj, apo vajza merrte një kurë periodike e cila ju vonua për shkak të izolimit nga debora e jashtëzakonshme e këtyre ditëve. Helikopteri ka mundur të ulet vetëm dje në Kabash, fshat i izoluar prej shumë ditësh. (am/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kukës, rrënojat e qytetit dalin mbi liqenin e ngrirë