Vdiq dje në Romë, miku i ngushtë tregon kontaktin e fundit me regjisorin Gjergj Xhuvani për Report Tv: Shpëtoi kinemanë

Pas ndarjes nga jeta një ditë më parë të regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, me anë të një lidhje telefonike për Report Tv, miku i tij i ngushtë, Besnik Bisha k treguar edhe momentin e fundit kur e kishte takuar.

Regjisori Bisha ka deklaruar se është një humbje e madhe për artin pasi mikun e tij të ndjerë e ka konsideruar si nj krijues të shkollës së filmit dhe që e donte shumë kinemanë.

"Kemi xhiruar filma ku kinemaja mendohej se duhej mbyllur, ne me disa miq, protestuam. Arriti që disa filma ai t'i xhironte. Arriti të shpëtonte kinemanë. Iku duke na lënë një trishtim të madh, e donte shumë punën e tij. Po të mos e donte nuk do ta vazhdonte këtë profesion  si shumë të tjerë duke marrë parasysh ekonominë. Eshtë një nga krijuesit e shkollës se artit. Kemi patur bashkejetese akademike...hap pas hapi, miq shumë dhe konkurrentë... Kontakti i fundit me të ishte një muaj më para ku ne po fillonim pushimet. Ai tha se duhej të ikte nga postproduksioni, muzika i kishte mbetur i pakënaqur,,, dhe kshu. Nuk kam patur info të tjera  të ri. Kishte mbaruar filmin, montazhin. Kaq shpejt akoma ka ngelur...verisoni që di unë është një atak kardiak. Ka qenë baba, bashkëshort, vëlla, mik të gjitha këto e bënin një artist që ka dhënë gjurmën e vet. Do të kujtohet nga të tjerët si regjisor. Do të kujtohet nga ne ishte një njeri i mirë. "ka deklaruar Bisha.

Burime për “Report TV” bëjnë me dije se kineasti ka qenë i shtruar në një spital në Romë pasi një arresti kardiak që ka pësuar teksa po realizonte e montazhin e filmit të tij të fundit, “Liqeni im”. Kineasti Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist dhe producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë "Bardhë e zi". 

Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj.Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001. 
Ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.

Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”. Pas filmit “Engjëjt janë larg”, një vit më parë kineasti Gjergj Xhuvani pritej të prezantonte në kinema realizimin e fundit kinematografik,“Liqeni im”. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu