Vdiq gjatë operacionit, vëllezërit e Blerta Pepës dedikimin prekës për të ndjerën (Foto)

Vdiq gjatë operacionit, vëllezërit e Blerta Pepës dedikimin prekës për të ndjerën (Foto)

E ndjera Blerta Pepa dhe dy vëllezërit e saj Ermali dhe Landi

Me siguri e mbani mend rastin e Blerta Pepës, 16-vjeçares që ndërroi jetë gjatë një operacioni për këmbën. Një vit e gjysmë pas ngjarjes tragjike, dy vëllezërit e saj, Ermal dhe Land Pepa kanë menduar t’i kushtojnë një këngë motrës së tyre të ndjerë.

Postim i bërë nga Ermal Pepa 

Kënga titullohet “Si ta pranoj”, dhe do të dalë së shpejti në treg. Nga fragmentet e shpërndara në rrjetet sociale, duket mjaft prekëse.

Kujtojmë që 16-vjeçarja Blerta Pepa, nxënëse e vitit të parë në gjimnazin "Çajupi", ka humbur jetën në sallën e operacionit rreth orës 01:00 të mëngjesit në datën 16 maj 2017, pasi ishte operuar pas këputjes së ligamenteve.  E mitura kishte pësuar dëmtime në këmbë të premten në shkollën "Çajupi" gjate orës se fiskulturës, ndërsa ishte transportuar me urgjencë drejt spitalit "Continental", që ndodhet në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Pasi i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, mjekët kanë vendosur të kryejnë ndërhyrjen kirurgjikale mbrëmjen e vonë të së dielës, por gjithçka ka shkuar keq.  

Blerta Pepa, ishte e njohur edhe për publikun pasi ka qenë konkurrente e edicionit "Gjeniu i Vogël" në vitin 2014. Ajo angazhohej edhe në koncerte te ndryshme të zërave rinorë, ndërsa mësohet nga familjarët se kënga ishte ëndërra dhe pasioni i saj. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lucie: 17/10/2018 11:03

    Lida zemer me edhi shum keq per vajzen zoti te dhon gajret dhe te te rrojne djemt te persh Luci .dhe te uroj shendet .

    Përgjigju
  • Naimi: 10/10/2018 15:39

    Te rromi dhe ta kujtoni motren Ate e deshi Allahu ne gjirin e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor