Vdiq në Komisariat, del ekspertiza mjeko-ligjore për të riun korçar: Nuk u dhunua nga policia

I riu Enea Ftoji, i cili ishte shoqëruar në Komisariatin e Korçës si i dyshuar për vjedhje, nuk ka humbur jetën si pasojë e dhunës së Policisë. Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë.

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, zv.drejtorja e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Anila Trimi, ishin në familjen e të ndjerit, për të ofruar mbështetje dhe ndihmë, në bashkëpunim me pushtetin lokal.

Natyrisht është një humbje jete, e kjo humbje dhe dhimbja për familjarët është shumë e madhe. Ne i kemi qëndruar pranë dhe do të vazhdojmë t’i qëndrojmë pranë familjarëve të Enea Ftojit. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me pushtetin vendor për të parë mundësinë e mbështetjes sociale gjithashtu të familjes së Enea Ftojit. Në të njëjtën kohë jemi duke komunikuar vazhdimisht dhe me shërbimin social shtetëror për të parë çfarëdolloj ndihmese që mund t’i ofrojmë kësaj familjeje.

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko

Drejtorja e SHÇBA konfirmon përfundimet e ekspertizës.

Sot është e provuar shkencërisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore që ndaj shtetasit Enea Ftoji nuk është ushtruar dhunë fizike nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Ne do të vazhdojmë hetimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast.

Drejtorja e SHÇBA, Anila Trimi

Ne nuk kemi dashur të dalim në konkluzione të cilat janë të pabazuara shkencërisht. Sot, siç e përmendi edhe Drejtoresha e Përgjithshme e SHÇBA-së, Policia e Shtetit shkarkohet nga përgjegjësia e ushtrimit të dhunës fizike ndaj shtetasit Enea Ftoji. Pavarësisht se ky rast nuk rezultoi të kishte ushtrim dhune, ne jemi të vendosur që në organizatën e Policisë së Shtetit, respektimi dhe garantimi i të drejtave të njeriut të respektohet me përpikëri nga çdo punonjës i Policisë së Shtetit.

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko

Gjatë takimit që zv.ministrja Kuko dhe Drejtoresha e SHÇBA Trimi zhvilluan me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë u diskutua për prioritet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit siç janë lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike, parandalimi i dhunës në familje si dhe sjellja e punonjësve të policisë sipas kodit të etikës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 20/06/2018 21:07

    po normale si do dilte ekspertiza te koruptuarit e dreqit. gjyna familja se ktu ska drejtesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen