“Nderim me medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrit për të rënin në krye të detyrës, specialist i dalluar i OSHEE-s, babai i dy fëmijëve, Sabri Vlinga, i cili humbi jetën gjatë punës për përballimin e fatkeqësisë natyrore të fillim dhjetorit.
OSHEE do të mbështesë financiarisht familjen dhe mbulojë shkollimin e vajzës studente deri në diplomimin e saj’ shkruan Rama. Në takim me kryeministrin ka qenë nëna e Sabri Vlingës, së bashku me gruan, dy fëmijët dhe familjarë të tjerë. Elektricisti Sabri Vlinga humbi jetën pak ditë më parë në krye të detyrës teksa po riparonte një defekt.
[gallery]25102[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

FOTO










