Në kohën kur Kosova po përballet me krizën më të madhe sociale që nga përfundimi i luftës, me papunësinë më të madhe në rajon, varfëri ordinere, ekonomi anemike, me eksodin masiv drejt BE-së, vetëm edhe formimi i Gjykatës Speciale, ka mbetur mangët për t’ia dhënë grushtin vendimtar stabilitetit në vend.
Edhe pse është kërkuar nga vetë ligjvënësit kosovarë, por edhe nga qytetarët e Kosovës, që të zbardhet njëherë e përgjithmonë njolla ndaj UÇK-së, besohet se tani nuk është momenti i duhur për formimin e kësaj Gjykate. Jo që dikush dëshiron t’i ikë përgjegjësisë për atë që ka bërë, por për shkak të stabilitetit politik, do të ishte më parimor që lidershipi kosovar të kërkojë nga zyrtarët në Bruksel dhe Washington që kjo çështje të shtyhet për disa muaj.
Dikush mund ta konsiderojë joracionale këtë, por e vërteta është se kjo Gjykatë, kornizat e së cilës janë vizituar në BE, nuk do t’i sjellë mesazhe të mira Kosovës, përveç frustrimit, urrejtjes dhe pasigurisë qytetare.
Derisa Kosova po ballafaqohet me një stuhi sociale, sidomos pas paralajmërimit se të gjithë ata që kanë ikur ilegalisht në perëndim do të kthehen, krijimi i kësaj Gjykate është sikur t’i hidhet benzinë zjarrit. Prandaj, lidershipi kosovar duhet ta ketë parasysh këtë, e rrjedhimisht formimin e Gjykatës ta shtyjë për disa muaj. Nëse kjo çështje nuk është proceduar nga BE-ja për 15 vjet, pse nuk mund të shtyhet edhe 15 muaj, ose të paktën deri në pranverën e vitit tjetër.
Nuk besoj se ka ndonjë qytetar që nuk dëshiron të mbyllet njëherë e përgjithmonë ky kapitull i “krimeve të luftës”, por janë të paktë ata që dëshirojnë që ky shtet të dalë nga binarët. E rrjedhimisht formimi i Gjykatës që do t’i ndjekë ish-guerilët e UÇK-së do të ngjallë reagime të menjëhershme, sepse ata që bënë gjenocid në Kosovë dhe rajon, shpëtuan nga drejtësia ndërkombëtare dhe nga çdo drejtësi tjetër.
Imagjinoni, në Kosovë ende figurojnë të zhdukur edhe 1600 persona, për të cilët është e pamundur që të mos ketë informata shteti serb, sidomos qeverisja e tanishme e cila ka qenë në pozita udhëheqëse edhe në kohën kur janë kryer masakrat e tmerrshme mbi civilët shqiptarë të Kosovës.
Ndërsa së fundmi, Fondi për të Drejtën Humanitare i Natasha Kandiqit, nxori fakte se shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Lubisha Dikoviq ka qenë direkt i përfshirë në krimet kundër shqiptarëve në Drenicë. Mirëpo atij, ndryshe nga Kosova, i doli në mbështetje presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i cili tha se Dikoviq nuk është kriminel.
Tani, këtu del përpara një problem tjetër - loja dyfytyrëshe e Brukselit. Kur bëhet fjalë për serbët dhe Serbinë, ndërkombëtarët sillen sikurse nënë, ndërsa në rastin e Kosovës, sikurse njerkë. Serbia ka ecur përpara në të gjitha proceset integruese dhe atëherë kur nuk ka bashkëpunuar me Hagën, duke marrë liberalizimin e vizave, statutin e vendit kandidat... Në rastin e Kosovës, Brukseli sillet si polici me kërbaç në dorë, pavarësisht faktit që vetë njerëzit e BE-së (EULEX) janë të instaluar këtu për të mbështetur rendin dhe ligjin.
Ky është paradoks i pakuptimtë.
Kosova ka mbetur shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave. Ndërsa, mesazhet që vijnë nga Brukseli janë edhe më dekurajuese: s’ka viza deri më 2016. Prandaj, duke qenë se nuk ka zhvillim ekonomik, procesi integrues ka ngecur, varfëria po rritet, etj. Krijimi i Gjykatës Speciale do të ishte goditja përfundimtare për këtë shoqëri ende të pakonsoliduar.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës duhet të marrin përgjegjësi për formimin e Gjykatës Speciale, por edhe për revoltën e mëvonshme që mund të shfaqet.
Nuk është justifikim se formimin e Gjykatës po e kërkon BE-ja dhe SHBA-ja. Këto të fundit kanë kërkuar në vijimësi që të ndalet edhe krimi i organizuar dhe korrupsioni, por s’u ndalën kurrë. Përkundrazi u trashën edhe më shumë.
E në këtë stad, BE-ja dhe SHBA-ja janë të interesuara që të gjykohen ata që kanë bërë krime në luftë, por nuk janë të interesuar që të trashet kriza sociale e politike. Besoj se është mirë që formimi i kësaj Gjykate të shtyhet për disa muaj, sikurse është nevojë imediate që korniza e themelimit të Gjykatës të modifikohet dhe që në proceset që do t’i organizojë ajo, patjetër të ketë edhe gjyqtarë kosovarë.
/Shqiptarja.com