Veliaj: 'Aksion i madh pastrimi në 14 shtator, po investojmë në të gjitha shkollat'


Të gjitha shkollat në kryeqytet janë gati të mirëpresin nxënësit për vitin e ri shkollor. Në prag të nisjes së vitit të ri, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me drejtuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit në mjediset e rikonstruktuara të shkollës “Dhora Leka”. Veliaj tha se po vijon ndërhyrja në çdo shkollë dhe se gjendja në to është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me 4 vjet më parë.

“Më vjen mirë që kemi një palestër të re, kemi transformuar gjithë hapësirat e tjera, si jashtë, ashtu dhe brenda shkollës. Njësoj si efekt domino, njëra pas tjetrës, nëse nuk kemi mbërritur ende tek shkolla juaj, është vetëm çështje kohe. Tre-katër vjet më parë ishte siklet se nuk kishim prekur shumicën e shkollave, kurse tani i kap me gishtat e dorës ato shkolla që ende kanë nevojë për një ndërhyrje, ku sigurisht nuk do të vonojë”, tha Veliaj.

Ai kërkoi prej mësuesve dhe prindërve, që nxënësit të regjistrohen në shkollën më pranë banesës së tyre, duke shmangur në këtë mënyrë jo vetëm mbipopullimin nëpër klasa, por edhe trafikun në qytet, duke kursyer disa orë të vlefshme të humbura.

“Një sfidë e fundit është ç’ështja e regjistrimeve. Legjenda e Tiranës së viteve ’80, ku vetëm dy shkolla janë të mira, nuk ekziston më. Shkollat lëvizin me milimetra për performancë. Më rezulton se shkolla e Lundrës është ndër të parat. Portali ka arritur që të bëjë thuajse një barazi mes shkollave. Duhet një punë mjaft emancipuese. Prindërve duhet t’u themi: janë orë jetë njeriu që, o mund t’i kalojmë në trafik, duke shkuar te “Sami Frashëri”, ose në ato 600 orë mund të mësojmë piano, basketboll, programim ose gjuhë të huaj”, tha ai.

Bashkia e Tiranës do të organizojë më 14 shtator një aksion të gjerë pastrimi në gjithë territorin e saj. Kryebashkiaku Veliaj ftoi stafin arsimor që të kontribuojë për ruajtjen e pastërtisë brenda mjediseve të shkollës, ndërkohë që ndërmarrjet e bashkisë dhe qindra vullnetarë, që priten t’i bashkohen kësaj nisme, do të kujdesen për ambientin jashtë.

Të shtunën kemi shpallur një ditë masive pastrimi. Të gjithë mund të japim një dorë. Bashkia do mbulojë pjesën e Fushës së Aviacionit. Ky është i vetmi qytet ku nuk u themi fëmijëve mësoni nga prindërit, por u themi prindërve mësoni nga fëmijët”, tha Veliaj.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, nisma që ka nisur për çështjen e trafikut është edhe “STEPtember”, e cila synon uljen e ndotjes, ndërkohë që gjithnjë e më shumë po shtohet rrjeti i korsive të biçikletave dhe përdorimi i tyre është kthyer në trend.

Për të rritur sigurinë pranë shkollave, do të ketë një punonjës të Policisë Bashkiake apo vullnetarë, që do të ndihmojnë të vegjlit të kalojnë vijat e bardha në kryqëzim. 

“Një nga gjërat që më ka pëlqyer më shumë është roli i vullnetarizmit, janë vetëm dy orë në muaj. Sot nuk ka një universitet në botë që nuk ka një seksion për vullnetarizmin. Ndaj them eja e fusim si kulturë dhe të rrisim gjeneratën e çunave dhe gocave që thonë: po, ky është një problem, por hajde e zgjidhim së bashku”, përfundoi Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 12/09/2019 03:00

    AMERIKA,,EUROPA NUK KANE DITE PASTRIMI,,,,NE KEMI DITE PASTRIMI SEPSE KOMPANIA PER TE BERE PASTRIMIN NUK E BEN,,,KOMPANIA NUK PUNON,,NUK KA STAF,,PAISJE,,MAKINA,,RROGA,SEPSE FONDET VIDHEN NGA BASHKIA,,,NUK KA ARSYE TJETER...TURP...

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 10/09/2019 13:59

    O Lali Eri po prinderit e tuaj pse te regjistruan ne nje shkolle qe nuk ishte afer zones ku banoje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja