Ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës, punon çdo ditë për të mirëmbajtur çdo cep të kryeqytetit.
Kryebashkiaku Veliaj, ka një thirrje për te gjithë ata që zgjedhin rrugën e shkurtër dhe i lënë mbeturinat ku të munden nëpër Tiranë, duke kërkuar që raste të tilla të raportohen tek aplikacioni “Tirana ime”.
“Shumë mirë që ndërruat mobiliet dhe e bëtë shtëpinë tuaj bukur bukur, por kjo nuk do të thotë që mobiliet e vjetra duhet t'i lemë në mes të rrugës. Tirana është shtëpia jonë e përbashkët dhe duhet ta mbajmë mirë.
Kolegët tanë heqin çdo ditë mbeturina nga rrugët e trotuaret. Ju lutem, raportoni çdo rast tek Aplikacioni "Tirana Ime".", shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Ore Demagog,dil bëj ndonjë xhiro në Tiranë,e shto ndonjë kosh më shumë,se me dy tre kosha si te Kongresi i Lushnjës,nuk ka vend...edhe rrethoi me hapsirë të dedikuar!
PërgjigjuEdhe tek ne ka raste qe i lene ne rruge,opsioni tjeter eshte qe telefonon nje numer te caktuar dhe t'i marrin punonjesit e bashkise kundrejt pageses qe shkon 40-60 $ per mobilje,kurse elektroniket i dorzon ne pika te caktuara per te cilat njoftohet ne media,por gjithemone duhet te paguash pak a shume te njejten shume.Nje mundesi tjeter eshte t'ua shesesh lire dyqaneve qe shesin mobilje dhe elektronike te perdorura.Prane shtepise time eshte nje dyqan i tille qe shet e ble elektronika te perdorura si TV,compjuter,frigorifere e soba dhe ka goxha biznes,se jo te gjithe kane para te blene te reja dhe jo te gjithe shesin mend me /te reja fringo/! Nje mundesi tjeter eshte t'i sheses vete on-line.
PërgjigjuBravo Bashkia tirane ! Mund te shikohet dhe nje opsion qe mobilie paisje vjetra ti grumbulloje Bashkia ne nje magazine dhe kur ka njerez apo familje shume ne nevoje tjua montoje falas dhe ti paise ka raste kur edhe paisje te reja hidhen kjo ndodh dhe ne vjene
Përgjigju