Veliaj: Arsimimi rrit mundësitë për
punësim, Hoffmann:Ju mbështesim

Veliaj: Arsimimi rrit mundësitë për<br />punësim, Hoffmann:Ju mbështesim
TIRANE- Arsimimi dhe punësimi i të rinjve shqiptarë është një prioritet i qeverisë shqiptare. Gjatë konferencës "Zhvillimi Ekonomik - Arsimi Profesional - Mirëqënia në Shqipëri", të organizuar nga Fondacioni “Friedrich-Ebert” dhe Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) në bashkëpunim me ekspertë nga GIZ, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se punësimi i të rinjve në profesione të caktuara do t’i japë një shtysë të re zhvillimit të vendit.

“Besoj se e kemi një zgjdhje për punësimin e të rinj dhe kjo është arsimi profesinal. Fillimisht t’u mësojmë të rinjve një profesion. E më pas të punësohen sipas profesionalizimit të tyre. Dua të them se të ardhurat nga emigrimi vijnë duke u ulur, dhe duhet të kompesojmë këto mungesa, duke rritur mundësitë e punësimit në vend. Jemi në prag të marrjes të statusit. Dhe sot është një moment reflektimi lidhur me rrugët dhe hapat që na çojnë drejt zhvillimit të mëtejshëm”, u shpreh Velia.

Duke u ndalur tek punësimi i të rinjve, ministri Veliaj tha se nevojitet një modernizimin i shërbimit të punës, në mënyrë që të përshtatet kërkesa dhe oferta në tregun vendas të punës.

“Na duhen mënyra për të modernizuar shërbimin tonë të punës. Në mënyrë që ata janë të profesionalizuar në një fushë të caktuar të gjejnë punë një kompani të përshtatshme për ta. Kjo bëhet duke lidhur ofertën me kërkesën në tregun e punës. Po kështu duhet të ndalemi tek mënyrat dhe rrugët që duhet të ndiqen për të mundësuar një mundësi më të mirë të përfshirjes së të rinjve në skemat e praktikës pranë bizneseve gjermane”, tha Ministri Veliaj.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffmann, tha se Shqipëria ofron potenciale të mëdha zhvillimi dhe garantoi mbështetjen e Gjermanisë në këtë drejtim. Ambasadori Hoffmann tha se “nuk është e nevojshme të kesh shumë letra për zhvillim, e rëndësishme ëhstë të ketë bashkëpunim. Ekonomia shipatre në rritje e sipër dhe Gjermania do vijojë mbështetjen ndaj Shqipërisë. Ne kemi besim te potenciali i Shqipërisë, por duhet përcaktuar se ku ka nevojë për zhvillim. Dhe nëse bashkëpunojmnë është e sigurt që do të kemi progres”, u shpreh ambsadori gjermën në vendin tonë, Helmut Hoffmann.

AHMETAJ: BIZNESI TË JAPE REKOMANDIME EDHE PËR ARSIMIN PROFESIONAL
Qeveria pret rekomandime nga biznesi edhe për arsimin profesional, në mëntrë që të rinjtë të profesionalizohen sipas nevojave të tregut të punës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, tha se “Pas dy ditësh do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Ekonomisë. Presim rekomandime nga biznesi, dhe për arsimin profesional, siç bënë për sistemin fiskal. Në këtë mënyrë biznesi do të ketë mundësi që nesër të gjejë njerëz profesinstë, të shkolluar e të trajnuar teknikisht”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan