Rruga “Ramazan Kasa”, afër shkollës “Hasan Vogli” në Njësinë 9, është aksi më i fundit i asfaltuar dhe i ndriçuar nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion veliaj inspektoi gjatë natës punimet në këtë kantier, ku tha se pas investimeve në shkolla dhe në kantierin e madh të rindërtimit, tashmë puna po vijon në çdo lagje të kryeqytetit, në mënyrë kapilare.
“Më vjen shumë mirë që, edhe Njësia 9, ku ne kemi bërë një super shkollë si “Hasan Vogli”, është prekur nga ndërhyrjet në nivel kapilar. Është shumë e rëndësishme që, tani që bëjmë edhe infrastrukturën dhe që nuk i prek këmba askujt në baltë në të gjithë këtë mëhallë, të kompletojmë edhe pjesët në brendësi të pallateve. Kemi pasur ndërtesa të vjetra, ndërtesa që kanë qenë të amortizuara, janë bërë edhe dy pallate, tashmë duhet që të kujdesen administratorët. Pra, nëse Bashkia paguan gjysmën për kafazin e ashensorit, për instalimet, për veshjen me kapotë, duhet ta mirëmbajmë”, u shpreh Veliaj.
Kreu i Bashkisë shtoi se, në total, do të investohet në 300 mijë metra katrorë asfaltim dhe sistemim rrugësh: “Do të thotë se do të futemi në të gjitha xhepat pallateve, në të gjitha rrugicat. Sigurisht, po punojmë në disa shtresa: punon Ujësjellësi, OSHEE dhe pastaj, bashkia për t’i sistemuar këto. Një Tiranë që rritet, një Tiranë që do internet çdo ditë, do më shumë punë përditë, do 20 kë ose një rrymë tjetër që e përballon fluksin e ndërtimeve në Tiranë dhe unë besoj shumë fort se, nëse edhe komuniteti e kupton këtë, është bashkëpunues, dhe kemi mundësi t’i mirëmbajmë, atëherë edhe vendi do të bëhet tërheqës”, nënvizoi ai.
Veliaj tha se në datën 13 nëntor përfundon gara për të gjitha kompanitë që do merren me asfaltimin dhe ndërhyrjet e planifikuara në çdo njësi të Tiranës.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
17.3%
-
Gafë
76.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 649
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Trafiku, rrethi vicioz prej të cilit Tirana nuk ka shpëtim! As Unaza e Madhe nuk ofron zgjidhje
8 Janar, 16:18
-
Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek/ Risitë e procesit: Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente për Diasporën
8 Janar, 15:55
-
Kufizimi i qarkullimit të makinave sipas targave/ Athina e bën prej 35 vjetësh, është dhe një nga kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin
8 Janar, 15:05
-
Hapja e Unazës së Re, eksperti rrugor: Krijohet trafiku në formë hinke! Duhen nënkalime dhe mbikalime! Të dalësh nga Tirana është tmerr
8 Janar, 14:56
-
Drejt gjykimit, SPAK përforcon dosjen '5D' me 2 prokurorë
8 Janar, 12:25
-
Fluturime direkte me Izraelin, Rama: Forcojnë marrëdhëniet mes vendeve! Hap mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe biznes
8 Janar, 11:36
-
Tiranë/ Shiste lëndë narkotike, arrestohet 28-vjeçari! Kur pa policinë tentoi të shpërbënte dozën e kokainës! Kishte 800 gr me vete (EMRI+VIDEO)
8 Janar, 09:21
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
Merr hak për sherrin e bujshëm në Palasë, biznesmeni dhe 5 nga fisi dhunë barbare 48-vjeçarit në berberhane në Tiranë (PAMJET)
7 Janar, 15:46
-
Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi
7 Janar, 15:42
-
Tiranë/ Mashtrim me investimet në bursa, arrestohen pronari dhe administratori Call Center-it! 3 në hetim (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 14:52
-
Tiranë/ Rama inspekton kantierin e godinave qeveritare në Sauk: Do akomodohen agjencitë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike
7 Janar, 12:55
1 pyetje per Veliun: cfare ke lene pa bere ne keto vite, pse s'e ke bere apo s'kishe kohe. Nuk e meriton mandatin tjeter. Koha jote mbaroi. Tirana nuk te do, nuk I perket, sepse ti i pari nuk e deshe. Simple as that
PërgjigjuAkoma te asfalti ky. Me keq se Rama me Koco Kokdhimen. Ne 10 euro investim asfalti, 9.5 i vjedhin.
PërgjigjuHajde te karl Gega se ska kanalizime dalin ujrat e zeza ne bulevard te ri,, jemi 500 m larg qendres
Përgjigjupo rrugen "abraham linkoln" tek kodra e diellit a do e shtrosh me asfalt? apo nuk i vjen radha kurre asaj rruge. bashkia para 2 vitesh beri edhe nje projekt per ate rruge po si duket mbeti vetem ne leter
PërgjigjuKujdes Mariglen Qaton, po ben kerdin duke favorizuar astrit veliajn me ndertimet pa leje ne albanian university
Përgjigju