Veliaj:Basha i paaftë nuk shpërndau
as banesat sociale që i la gati Rama

Veliaj:Basha i paaftë nuk shpërndau<br />as banesat sociale që i la gati Rama
TIRANE - Kandidati i të majtëve për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar sot para banorëve të njësisë 4 në Tiranë se janë rreth 400 banesa sociale që qëndrojnë bosh e nuk shpërndahen për qytetarët në nevojë. Kjo sipas Veliajt sepse kryebashkiaku është i paaftë.
 
Veliaj kritikoi qeverisjen e deritanishme të Lulzim Bashës, duke u kujtuar banorëve se në 4 vjet njësia njësia numër katër nuk ka marrë asnjë investim nga Bashkia ndonëse drejtohej nga të djathtët.
 
Ndërsa ka theksuar se kryeqyteti pret punë në vend të fjalëve, Veliaj ripërsëriti mesazhin se do të shërbeje përtej të majtëve e të djathtëve. Për Veliajn, në Shqipërinë solidare të gjithë duhet të jetojnë me dinjitet, pa asnjë dallim.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin