Veliaj:Bashkia në prag falimenti
burg për ata që dëmtojnë vepratVeliaj: Nesër nis lufta kundër zhulit në Tiranë

Veliaj:Bashkia në prag falimenti<br />burg për ata që dëmtojnë vepratVeliaj: Nesër nis lufta kundër zhulit në Tiranë
Kreu i ri i Bashkisë së kryeqytetit ka deklaruar gjatë inspektimeve të punimeve për riparimin e Monumentit të Pavarësisë se Bashkia e Tiranës është në një gjendje të rëndë ekonomike, duke pasur para për rroga, e shumë pak mundësi për restaurimin e veprave të dëmtuara.

“Sot në këtë sfond mirë që nuk janë paguar 200.000 euro për artistët e fonderinë e huaj që e ka prodhuar, mungojnë edhe 700 ton bronx që janë vjedhur për skrap. Qyteti është thuajse i falimentuar, mezi ka para të paguajë rrogat me Bashkinë që kemi trashëguar. Ne nuk kemi para sot as të blejmë bronx të shtrenjtë e as të paguajmë borxhet për shpenzimet qesharake që u bënë për 100- vjetorin e Pavarësisë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të ruajmë këto që kemi. ”- u shpreh Veliaj.

Duke mos kursyer as fjalorin, gjatë fjalës së tij Veliaj u tregua i ashpër për gjendjen ku ndodhen sot veprat e artit dhe monumentet e ngritura në kryeqytet duke paralajmëruar masa të rrepta deri në dënim me burg për këdo që i cënon ato dhe çdo pronë tjetër të Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu ai vuri në dukje se çdo monument ndryshe nga e kaluara do të restaurohen duke qenë gati përpara festave të nëntorit.

 “​Sot fillojmë një aksion, sigurisht ajo që kemi në sfond, në Monumentin e Pavarësisë është vetëm një simbolikë, por do të fillojmë një aksion kundër vandalizmit të qytetit tonë. Katër vjet kanë qenë rrumpallë. Katër vjet çdo lloj cepi, çdo lloj ure, çdo lloj monumenti përdorej si urinues publik. Duhet ta kuptojnë të gjithë qytetarët, kush ka vendosur të jetojë në Tiranë duhet të kuptojë se nuk mund të urinohet në ambiente të kësaj natyre, sidomos kur janë simbole kombëtare. Është fyese t’u thuash qytetarëve se ku bëhet çiçi dhe kaka, por për këtë janë vendosur dy tualete publike. Dua të njoftoj se nga sot do të procedohen penalisht ata që kryejnë nevojat personale poshtë urës, apo nëpër monumente, apo në çdo hapësirë të përbashkët. Do të shkojnë në burg të gjithë ata që vandalizojnë objektet publike të qytetit. Do të procedohet penalisht kushdo që heq një tullë nga ura për të urinuar, apo dëmton monumente”.- tha Veliaj.

veliaj

Më tej gjatë fjalës së tij, Veliaj  vuri në dukje se çdo monument ndryshe nga e kaluara do të restaurohen duke qenë gati përpara festave të nëntorit.

"Kështu që në bashkëpunim me qendrën e realizimi të veprave të artit dhe mjeshtrin e madh Agim Radën do të fillojmë punën që të gjitha monumente e Tiranës të jenë gati për festat e nëntorit, ndryshe nga e kaluar kur gjithçka i lihej minutës së fundit."- tha Veliaj. 


Veliaj: Nesër nis lufta kundër zhulit në Tiranë 
Kryebashkiau i Tiranës bëri publike gjatë fjalës së tij një tjetër nismë të Bashkisë së Tiranës nën drejtimin e tij, atë kundër zhulit e pisllëkut. Ai paralajmëroi se nga nesër në Tiranë e gjithë "ushtria" e pastruesve të qytetit do paraqitet për të nisur këtë aksion. 

"Dua t`ju ftoj të gjithëve nesër në orën 06:30 të mëngjesit, do të fillojmë një aksion masiv për pastrimin e qytetit. Është ndoshta emergjenca më e madhe që doli edhe në fushatën nga qytetarët dhe nesër i shpallim luftë zhulit në Tiranë dhe siç shkohet në luftë me ushtri, e gjithë ushtria e pastruesve të qytetit do paraqitet për të filluar këtë betejë nesër në sheshin “Nënë Tereza” dhe do doja shumë që t`ju ftoja të monitoroni këtë proces dhe të sigurohemi që luftën me zhulin e fiton qyteti dhe jo plehrat."- tha Veliaj.

Rada: Qytetarët t'i ruajnë monumentet e veprat e artit
Ndërkohë që Mjeshtri i madh Agim rada deklaroi se me mundësitë që i janë ofruar do të bëjnë çmos për t’i dhënë një fytyrë të re Monumenti të Pavarësisë. Edhe ai po ashtu si Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës të ruajnë monumentet e veprat e artit në kryeqytet.

“Këtu ka qenë një katrahurë e vërtetë. Kemi parë vandalizim të veprave. Mirëmbajten e kemi detyrë të gjithë. Kjo është një vepër arti që kërkon përkujdesjen e vetë. Kjo është një sipërmarrje shumë e madhe. Me përkushtim besoj ti dalim në krye të kësaj pune.”-tha Rada.


Pjesë nga fjala e kryebashkiakut Veliaj gjatë inspektimit 

I kemi pezulluar pushimet e Gushtit, e papranueshme që Bashkia të pushojë kur ka pushuar për 4 vite.

Sot fillojmë një aksion, sigurisht ajo që kemi në sfond, në Monumentin e Pavarësisë është vetëm një simbolikë, por do të fillojmë një aksion kundër vandalizmit të qytetit tonë. Katër vjet kanë qenë rrumpallë. Katër vjet çdo lloj cepi, çdo lloj ure, çdo lloj monumenti përdorej si urinues publik.

Duhet ta kuptojnë të gjithë qytetarët, kush ka vendosur të jetojë në Tiranë duhet të kuptojë se nuk mund të urinohet në ambiente të kësaj natyre, sidomos kur janë simbole kombëtare.
 
Pavarësisht se çfarë kundërshtish mund të kemi për shijet e monumenteve të tilla, pavarësisht se gjysma e vlerës së monumentit prej 200.000 $ ende nuk është paguar nga qeveria e kaluar dhe Bashkia e Tiranës që porositi monumentin, këto nuk janë arsye që ne të mos i ruajmë monumentet që kemi.

Kështu që në bashkëpunim me qendrën e realizimi të veprave të artit dhe mjeshtrin e madh Agim Radën do të fillojmë punën që të gjitha monumente e Tiranës të jenë gati për festat e nëntorit.

Një nga arsyet pse dy nga drejtorët tanë dhe drejtori i policisë Bashkiake dhe drejtori i INUV janë këtu është se këtu është vetëm fillimi i procesit kundër vandalizmit të qytetit.


Është fyese t’u thuash qytetarëve se ku bëhet çiçi dhe kaka, por për këtë janë vendosur dy tualete publike. Dua të njoftoj se nga sot do të procedohen penalisht ata që kryejnë nevojat personale poshtë urës, apo nëpër monumente, apo në çdo hapësirë të përbashkët. Do të shkojnë në burg të gjithë ata që vandalizojnë objektet publike të qytetit. Do të procedohet penalisht kushdo që heq një tullë nga ura për të urinuar, apo dëmton monumente.


Sot në këtë sfond mirë që nuk janë paguar 200.000 euro për artistët e fonderinë e huaj që e ka prodhuar, mungojnë edhe 700 ton bronx që janë vjedhur për skrap. Qyteti është thuajse i falimentuar, mezi ka para të paguajë rrogat me Bashkinë që kemi trashëguar. Ne nuk kemi para sot as të blejmë bronx të shtrenjtë e as të paguajmë borxhet për shpenzimet qesharake që u bënë për 100- vjetorin e Pavarësisë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të ruajmë këto që kemi. 



Ju ftojmë nesër në aksionin masiv në 06:30, i shpallim luftë zhulit. Të sigurohemi që luftën me zhulin e fiton qyteti dhe jo plehrat. Secili duhet të bëjë detyrën e vet. Disa qytetarë të paktë në numër nuk mund të prishin atë çfarë është bërë me taksat e qytetarëve të Tiranës.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet