Veliaj: Berisha përrallë 
nga e kaluara me Nanon

Ish-drejtuesi i Mjaft Erjon Veliaj, aktualisht sekretar për Rininë dhe Emigracionin në Partinë Socialiste, reagoi pas deklaratave të kryeministrit Berisha për bashkëpunimin e Mjaft me PD dhe Ramën, kundër ish-kryesocialistit Fatos Nano. 

“Po, dëgjova se si Saliu u tall me ditën e zisë për përralla nga e kaluara me Nanon. Berisha pretendon se ai dhe Shaban Memia merrte pjesë me të tijët në protestat e Mjaftit? Ej, bëhuni serioze! Këta tipa as estetikisht nuk i afroheshin dot trendit të MJAFT-it, lë me të ishin pjesë e festave apo gjetjeve tona. Kur MJAFTi fliste për qytetarë e taksapagues, Saliu i quante "fjale te huaja" e protestat tona kreative e teatrale gazetat e tij 55 e RD i quanin "shfaqje te huaja". 

Sot ka 1 milionë të papunë, me shumë se c'la Fatos Nano, dhe ai s'ka asnje ide si do punesojë të rinjtë. Sot ai harxhon 2.6% te GDP nga 5 që premtoi për arsimin, shumë më pak sesa Luan Memushi. Sot ka ndotur e helmuar Shqipërinë 3 herë më shumë se c'e la të pisët Lufter Xhuveli. A e kuptoni pra sa rëndë janë gjërat? Dhe Saliu s'ka asnjë ide si t'i zgjidhë përvecse ta kthejë orën 7 vite pas. Atij i ka mbetur ora pas, e jo pa shkak, studentët e Durrësit e kishin pagëzuar takimin me të "Një Orë me Boratin" - personazhin demode nga Kazakistani që s'ka pikë lidhje as me Mjaftin as me modernen e as me realitetin”, tha Veliaj

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari