Veliaj: Bojaxhiu, hipokrizi të
flasësh kundër kullave kur
vet e ke shtëpinë në kullë
I ftuar në emisionin “Opinion”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për zhvillimin e qytetit duke deklaruar se të gjithë ata që flasin sot kundër ndërtimeve të larta jetojnë sot vet në to. Ai ka evidentuar se një nga zërat më kritikë të tij dhe që kundërshton ndërtimet e larta, Gjergj Bojaxhiu jeton vet në një nga kullat më të larta në kryeqytet.
I ftuar në emisionin “Opinion”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për zhvillimin e qytetit duke deklaruar se të gjithë ata që flasin sot kundër ndërtimeve të larta jetojnë sot vet në to. Ai ka evidentuar se një nga zërat më kritikë të tij dhe që kundërshton ndërtimet e larta, Gjergj Bojaxhiu jeton vet në një nga kullat më të larta në kryeqytet.
Veliaj: Ky lloj stili është i pandershëm. Tani unë jam këtu 4 veta që pyesin ti fut dhe një në ekran. Kjo është e pandershme. Se ti mund të më vësh çdo lloj njeriu që më ka sharë, që ka qenë kandidat. Te piramida është kjo kullë, ETC ku ka shtëpinë Gjergj Bojaxhiu. Kjo është një hipokrizi që unë nuk e duroj dot.
Fevizu: Gjergj Bojaxhiu e ka në Petrelë shtëpinë.
Veliaj: Në Farkë jo në Petrelë. Po e ke shtëpinë në kullë është një derr hipokrizie që të flasësh kundër kullave. Është krejtësisht e pandershme. Pra kullat janë mirë kur ke ti shtëpinë në kullë dhe kukllat janë keq kur ti ske aty shtëpi.
Fevizu: Bojaxhiu jeton në fshat.
Veliaj: Patjetër edhe në fshat. Tani ju thoni nuk do të ndërtojmë në Tiranë, ku të ikim të ikim në fshat. Bojaxhiu në fshat ka 17 mijë metra katror. Të ikim ti blejmë tokë Fevziut. Të evokosh që njerëzit të mos rijnë në qytet por të vijnë në fshat dakord mirë por ku do ti blejmë tokën. Afendikoi më i madh sot në Farkë është Gjergj Bojaxhiu. Kur ke vet edhe shtëpi këtu edhe shtëpi këtu, tani të gjithë do donim të kishte shtëpi në fshat por nuk kanë lek njerëzit nuk kanë lek.
Fevizu: Është shoqëri e lirë dhe ai s’po shkel ligjin...
Veliaj: Nuk po them që është jo ligjore, po them që është jo etike.
Hakorja: Bojaxhiu thotë që skam shtëpi në atë godinë...
Veliaj: Po e ka shitur. Thotë që e kam pasur në 2002. Kjo godinë është në vijën e stadiumit. Tani këtë historinë se thonë që ruhu nga robi i urtë dhe shumë i qetë, por i kam dëgjuar këta lloj personazhesh me lloj shpifjesh. Tani grosisti më i madh i naftës se Bojaxhiu dhe ndotësi më i madh i bregdetit hiqet dhe si ambientalit. Ska mbjell një pemë. Një njeri që tek vija e stadiumit ka vet apartament nuk mund të flasim ë kundër kullave se kjo është hipokrizi. Me ca njerëz të falimentuar moralisht bëheni kot. Një njeri që doli në fushatë doli që në një ditë transferonte 120 milionë euro.
Redaksia Online
I.q/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51