Bashkia e Tiranës po përfundon investimet në rrjetin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm për rreth 5 mijë banorë të zonës së Doganës, e cila kufizohet nga rrugët “29 Nëntori”, “Zografët” dhe “Teodor Keko”. Erion Veliaj ka inspektuar dje në mbrëmje punimet e UKT-së nga ku ka nënvizuar se ky investim po kryhet paralelisht me procesin e urbanizimit të zonës.
“Mundohemi të shfrytëzojmë punën gjatë natës dhe në pushimet e verës, për të shmangur rëndimin e trafikut dhe telashet për qytetarët. Kjo është një zonë kryesisht informale, përgjatë Unazës së Re dhe mbikalimit të Kamzës, e cila është zhvilluar pas viteve ’90. Të gjithë e dimë se legalizimi nuk ka kuptim pa urbanizim. Por, që dikush të quhet se jeton në qytet duhet të ketë energji elektrike, ujë, rrugë e infrastrukturë. Kjo është arsyeja pse i kemi kombinuar të tre këto përpjekje, që rrjeti i energjetikës, rrjeti i ujësjellësit dhe ai i rrugëve e rrugicave që lidhin këtë lagje me 5 mijë banorë, të funksionojë në mënyrë paralele në investime”, tha kryebashkiaku Veliaj, i cili shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh se falë këtij investimi synohet që, edhe në këtë zonë, të dyfishohet orari i furnizimit me ujë të pijshëm i familjeve dhe bizneseve. Ai shtoi se me punën dhe investimet që po realizohen, synimi është që pas 3 vitesh Tirana të shkojë drejt furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm. Por, që puna e bashkisë të ketë efekt direkt te qytetarët dhe uji të shkojë te konsumatorët familjarë dhe bizneset, kryetari i bashkisë theksoi se është e nevojshme që të mos shpërdorohet.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO