Zyra e Kombeve të Bashkuara ka oragnizuar aktivitetin “Më pak qese plastike, më shumë jetë” me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e qeseve plastike. Tirana do të jetë qyteti i parë në Ballkan që i bashkohet nismës për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në markete dhe supermarkete.
I pranishëm në këtë aktivitet, Veliaj u shpreh se do të vijojë këtë praktikë deri në ndalimin e plotë të përdorimit të ambalazheve plastike. ''Vitin tjetër, në ditën botërore të mjedisit, Tirana do të jetë një qytet ku do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike”, u shpreh kryebashkiaku.
Veliaj u shpreh se qeset plastike janë një nga shkaktaret më të mëdha të bllokimit të pusetave dhe kanalizimeve në qytet duke sjellë rrjedhimisht përmbytje nga shirat. Në kuadër së një Tirane të pastër Veliaj theksoi se nuk do të lejohet më ndërhyrja në kazanet e plehrave të cilat janë burim i shpërndarjes së infeksioneve të shumta.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com