Veliaj:Dakord me Kosovën,tregjet në
Tiranë "katastrofë",përgjegjës Basha

Veliaj:Dakord me Kosovën,tregjet në<br />Tiranë
Ditën e parë të dëgjesës me qytetarët, kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj, ia ka kushtuar dy prej shqetësimeve më të mëdha të qytetarëve: transportit urban dhe pastrimit të qytetit. Ai zhvilloi sot një dëgjesë me grupe interesi dhe qytetarë në ambientet e Parkut të Autobuzave Urban në Porcelan, edhe me pjesëmarrjen përfaqësuesve të shoqatave të transportit urban, taksive si dhe të ndërmarjeve të pastrimit të kryeqytetit.
 
Veliaj u shpreh se e konsideron detyrën e qytetarin të parë të Tiranës si një angazhim për t’i shërbyer qytetit dhe jo një privilegj. Bllokimi i aksesit nëpër stacione, problematikat e infrastrukturës, rrugëve të braktisura e të amortizuara, mungesa e korsive të dedikuara për transportin publik, të shndërruara tashmë në parkingje abuzive, mungesa e ndërhyrjeve dhe e bashkëpunimit nga ana e Bashkisë të Tiranës në këto 3-4 vitet e fundit: këto ishin shqetësimet që pjesëmarrësit i parashtruan kandidatit, z. Veliaj.
 
Ky i fundit theksoi rëndësinë e drejtimit dhe mentalitetit drejtues, i cili duhet të ndërtojë shembuj që promovojnë frymën e bashkëpunimit dhe të respektimit të ligjit. 
 
“Një qytet ku kryetari i Bashkisë, për katër vite me radhë, parkon makinën e vet në trotuar, në vend që t’i shërbejë qytetit me përkushtim, sigurisht është një qytet që nuk funksionon”. Ai theksoi domosdoshmërinë e rikonceptimit të shërbimeve që i ofrohen qytetarëve.
 
“Unë jam dakort me Doktor Halimin kur ai thotë se tregjet në Tiranë janë në gjendje shumë të keqe. Por, pyetja është: kush i menaxhon tregjet në Tiranë? A nuk është partia e Doktor Halimit? A nuk është Lulzim Basha që i menaxhon tregjet në Tiranë? Unë jam shumë dakort me Doktor Halimin kur thotë se çerdhet në Tiranë janë në kushte skandaloze. Por, pyetja që unë kam është: kush i menaxhon çerdhet në Tiranë? A nuk i menaxhon kjo bashki dhe kryetari aktual i saj? Unë jam 100% dakord me Doktor Halimin kur thotë se terrenet sportive në Tiranë mungojnë. Por, kush i premtoi terrenet sportive në çdo njësi bashkiake në Tiranë? A nuk ishte Kryetari i Doktor Halimit që i premtoi? Prandaj, unë nuk besoj se ekipi që e shkatërroi Tiranën mund të jetë ekipi që mund ta rregullojë atë sepse kishte katër vjet kohë t'i rregullonte”.
 
Në vijim, Veliaj theksoi rëndësinë e ndërtimi të një raporti të ri edhe me njerëzit që në vijë të parë i shërbejnë me punën e tyre kryeqytetit.
 
“Më vjen mirë që në këtë ditë të sotme jemi të gjithë bashkë, bashkë me punëtorët e qytetit, njerëzit që zgjohen që në orët e para të mëngjesit dhe që kujdesen që qyteti ynë të jetë i pastër. Bashkë me njerëzit që kujdesen dhe sigurohen që autobuzat të vijnë në kohë e që pavarësisht bashkisë, e cila është katër vjet me vonesë me autobuzat e këtij qyteti e me gjithë vështirësitë, ia dalin të jenë në punë. Më vjen mirë që jemi sot bashkë me njerëz që përfaqësojnë sindikatat e punëtorëve të këtij qyteti dhe të gjithë Shqipërisë”.
 
Duke falenderuar për pjesëmarrjen, ai theksoi rëndësinë e kontributit të gjithsecilit në ndërtimin e një bashkie në shërbim të plotë ndaj qytetarëve, falë punës të përkushtuar të të gjithë atyre që janë të angazhuar në vijë të parë. “Duke filluar nga kryetari i Bashkisë, si njeriu që duhet të punojë 24 orë në ditë, në krye të një bashkie e cila duhet të funksionojë në të gjitha orët e ditës, e jo një bashki me kohë të pjesshme, që kur vjen fushata i fut një bojë asfaltit me vijat e bardha, bojë që e shpëlan shiu i parë.”përfundoi ai. 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos