Veliaj: Deri në 2030-ën mbjellim 2 mln pemë, për të kompensuar 200 mijë makina që ka sot Tirana

Veliaj: Deri në 2030-ën mbjellim 2 mln pemë, për të kompensuar 200 mijë makina që ka sot Tirana

Fushata e mbjelljes së pemëve në kryeqytet është shtrirë në çdo hapësirë komunitare, ku shumë qytetarë e institucione janë ndërgjegjësuar pro nismës për krijimin e brezit të gjelbër. Në vijim të aksionit të Bashkisë së Tiranës për pyllëzimin e qytetit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës vendosi t’i dhurojë kryeqytetit disa drurë dekorativë të llojit Lofata, të cilët iu shtuan lulishtes “Qemal Stafa” pranë Presidencës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi kontributin e studentëve dhe stafit akademik të fakultetit që iu bashkuan nismës së Pyllit Orbital. “E vetmja mënyrë e sigurt, me kosto të përballueshme dhe afatgjatë, për të prodhuar më shumë oksigjen është mbjellja e një peme. Ky është parku i “lofatave”, pemë shumë të bukura të dhuruara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Për të gjithë ne këtu do të jetë një kënaqësi fantastike kur të kalojmë buzë këtij parku; do të themi unë isha aty ditën kur u mbollën këto pemë, e do t’i i shohim teksa rriten bashkë me ne, me familjet tona në qytetin e Tiranës”, tha Veliaj.

Edhe për këtë vit Bashkia e Tiranës synon të vendosë një rekod në mbjelljen e pemëve të reja, si pjesë e projektit për Pyllin Orbital. “Ambicja jonë nisi dy vitet e para me nga 100 mijë pemë në vit. Duam që brenda 2030-s në Tiranë të jenë mbjellë 2 milionë pemë, si një mënyrë për të kompesuar 200 mijë makina që sot ka Tirana, në atë që ne e quajmë “Pylli Orbital”. Kryesisht prek zona rurale, pra në periferi të Tiranës, edhe për të shenjuar një llojë distance midis pjesës urbane dhe pjesës bujqësore rurale, ama një lloj akupunkture po ndodh në të gjitha mini-parqet e Tiranës”, tha kryebashkiaku dhe kërkoi që nisma të ndiqet edhe nga fakultetet e tjera. “Kjo është një mushkëri me oksigjen buzë Bulevardit, ku ka një kënd lodrash, por edhe një hapësirë fantastike për çdo moshë. Mezi pres që Fakulteti juaj të kopjohet edhe nga universitete të tjera”, u shpreh ai.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Prof. Dr. Spiro Drushku falenderoi Bashkinë e Tiranës për këtë mundësi të re që po i jep qytetit, ndërsa theksoi se më shumë pemë për qytetin, do të thotë edhe një cilësi më e mirë jete për qytetarët. “Kam kënaqësinë që bashkë me pedagogët dhe pedagoget e departamentit të bioteknologjisë, me studentët e këtij departamenti, të bëjmë një pjesë të detyrës qytetare duke iu bashkuar nismës tashmë të përsëritur të bashkisë për gjelbërimin e Tiranës dhe për mbjelljen e pemëve në mjedise publike dhe jo publike. Ne e gjejmë veten jo vetëm si mbështetës, por edhe promovues të kësaj nisme që bashkia ka dy vite që e bën dhe uroj që ta vazhdojë”, tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?