Veliaj: Doni që atje ku pula ha gurë
 të paguhen taksa sa në Tiranë?!

Veliaj: Doni që atje ku pula ha gurë<br /> të paguhen taksa sa në Tiranë?!
TIRANË - Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e parë të punës pas konstituimit, u përfshi nga debate të forta thuajse gjatë diskutimit të të gjithë projektvendimeve. Më të ndezura debatet ishin për ndryshimet në sistemin e tarifave dhe taksave vendore në kryeqytet, i cili u miratua me votat e këshilltarëve të shumicës në këtë këshill. Këshilltarët e djathtë shprehën qëndrimin e tyre kundër taksimit të diferencuar, duke thënë se edhe qytetarët e ish-komunave që i janë bashkuar Bashkisë së madhe të kryeqytetit duhet të paguajnë taksa e tarifa të njëjta me ato që paguan një qytetar dhe biznes i Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është paradoksal fakti që t’i kërkohet banorëve të këtyre komunave të paguajnë njësoj sa Tirana, kur bashkia e vjetër, - theksoi ai, - nuk ka mundur të mbledhë dot as taksat e lojërave të fatit, të parkimit e të tregjeve.

Këshilltarët e djathtë: Sistemi i taksave dhe tarifave vendore i deferencuar
“Sot për qytetarët e Tiranës në Farkë, Bërzhitë etj, kemi taksa me nivele të ndryshme për po të njëjtin shërbim. Nuk duhet të paguajnë tarifa të diferencuara. Ky aktvendim duhet ndryshuar. Ne propozojmë që në këto territore që i janë bashkuar bashkisë Tiranë të vendoset ato tarifa që janë sot të ligjshme brenda bashkisë Tiranë. Nëse do ta aprovojmë do të ishim dhe ne bashkëfajtor”, u shpreh Mateo Spaho një nga këshilltarët e djathtë.
 
Ai foli edhe për një taksë shtesë që është vendosur ndaj biznesit në komunën Dajt ashtu sikundër dhe taksë mbi gjuetinë jashtë kritereve ligjore, por këshilltarët e majtë sqaruan se kjo taksë është ndryshuar në projektvendim gjatë mbledhjes së komisionit gjatë së mërkurës.
 
Veliaj: Ju thoni që ija me qese me domate dhe Krraba ku ha pula gurë të paguajnë taksa njësoj sa Tirana?!
“Taksa e tabelës është realizuar vetëm 46 %. Cfarë thoni ju paguaj sa në Tiranë, kurse në Tiranë kompanive kryesore që reklamojnë, kompani celulare, banke, industri që kanë para për marketingun nuk i mbledhin dot, vetëm 46 %?
 
Taksa e lojërave të fatit është mbledhur vetëm 2 %. Industria e vesit që duhet të taksohet e të mbledhë më shumë të ardhura është mbledhur 2 %. Të bëhemi seriozë.
 
39 % mbledhim taksën e tregjeve, të gjithë shesin në rrugë bashkia mbledh vetëm 39 %. Ne i themi Zallbastarit paguaj sa në Tirana
 
Të ardhurat nga tarifat e parkimit janë mbledhur vetëm 5 %. Sikur vetëm tabelën që rezervon parkimin të mblidhnim do kishim disa dollarë në arkë. Njerëzit janë gati të paguajnë, po pse me dhunë kur vë ai arkën e garuzhden e të thotë më jep lekët se të gërvisht makinën, këto para duhet t’i mbledhë bashkia.
 
Po nuk mblodhe taksën e lojërave të fatit çfarë t’i kërkojmë asaj ijes me qese me domate?! Nuk ka sens të paguajnë njësoj, ju ftoj të uleni me këmbë në tokë. Unë e kuptoj që do bëjmë beteja politike, por mos të jemi qesharak.
 
Keni qenë ndonjëherë në Krrabë, e keni parë ne televizor besoj, tje ha pula gurë ju i thoni të paguajnë njësoj sa në Tiranë”, tha Veliaj.

Taksat dhe tarifat, Reila Bozdo: Ka probleme ligjore
Këshilltarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo kundërshtoi propozimin për vendosjen e nivelit të taksave dhe tarifave duke thënë se nuk “ka gjëra që nuk shkojnë”.

Bozdo: Kam përshtypjen që ju nuk e kemi kuptuar qëndrimin tonë. Brenda materialit ka gjëra që nuk shkojnë dhe ju po na kërkoni që t’i legjetimojmë. Ju ende nuk kemi kuptuar dashmirësinë dhe qytetarinë tonë për t’iu ndihmuar. Unë vij këtu si eksperte që dikush të më thotë ulu me këmbë në tokë. Nuk mund të më thuash mua ulu me këmbë në tokë. Shikojeni se ka gjëra që nuk shkojnë ligjërisht.
 
Kraja: Këshilltari i PD-së, Adil Kraja kundërshtoi diferencimin e qytetarëve për pagesën e taksave duke thënë se të gjithë qytetarët e Bashkisë së Tiranës duhet të jenë të barabartë. Përveç kësaj, Kraja tha se bashkia ka në listë dhe një taksë për “qentë e luksit” në Farkë.
“Tarifë për mbajtjen e qenëve të luksit? A ka pasur një arsyetim juridik. Kush është përkufizimi i qeneve të luksit? Ku është inventarizimi i qeneve të luksit? Ky është një argument antikushtetues. Ajo që po votoni ju duke vendosur taksa Po krijoni një juridiksion fiskal me diferencime. Na paraqiten taksa të diferencuara. A ka të drejtë njësia administrative që të ketë taksa të diferencuara. Informacion mbi bazën ligjore që a kanë të drejt njësitë administrative të vendosi taksë mbi qentë e luksit. Një qytetar në bllok është i barabartë me çdo qytetar të Bashkisë së Tiranës. Në qoftë se e miratoni do të jepni llogari pse nuk mblidhni taksën e qenit të luksit”, tha Kraja.
 
Veliaj: Kjo taksa e qenit të luksit është një taksë e Bardh Plaku të komunës Farkë. E ka vënë për banorë si këtij banorit Shkëlzen Berisha. Ai ka paguar taksë për tre qen tek Bardh Plakut. Lërini karagozlliqet. E kanë vënë udhëheqësit legjendarë të partisë tuaj. Po filloj t’i jap pak të drejtë Bardh Plakut por taksa po tingëllojë. Është heqja e taksës së leshit. Që dikush e paguante se qethte delet në bahçen e tij. Nëse do të sjellësh në këshill bashkiak histori të tilla unë i mirëpres se u bëjnë qesharak më shumë se sa në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Rrokaj: Nuk do ta kthejmë këtë këshill bashkiak në qen dhe lesh

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot