Veliaj:Duhet reflektim, nga komunat 
e PD numri më i madh i azilantëve 

Veliaj:Duhet reflektim, nga komunat <br />e PD numri më i madh i azilantëve 
TIRANË - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, njëkohësisht edhe kandidati i PS për Bashkinë e TIranës,  Erion Veliaj gjatë një djale për mediat ku njoftoi arritjen e marrëveshjes me Kanadanë për pensionet u ndal edhe te fenomini i eksodit drejt vendeve të zonës "Shengen" për azil.

Veliaj theksoi se ky është një moment për reflektim për një menaxhim më të mirë, pasi tij rezulton se numri më i madh i azilkërkuesve janë nga komunat e keqmenaxhimi i drejtuesve të pushtetit lokal nga PD.

Nuk dua që të politizoj, se do kemi plot hapësira për të folur në fushatë, por më rezulton që nga komunat që menaxhohen nga këta që bërtasin më shumë po largohen më shumë njerëz. Kështu që, do të doja që ky të ishte një moment për pak reflektim, sepse varfëria nuk lindi në një ditë. Dhe këto komuna, kryesisht të veriut, të menaxhuara keq nga këta që bërtasin më shumë, kanë edhe humbjet më të mëdha. Kështu që, përpara se të drejtojmë gishtin, besoj se ka nevojë për pak reflektim dhe për një ndjesë, për tetë vite keqmenaxhim dhe për komuna që nuk kryejnë as funksionet e tyre minimale për qytetarët e tyre, çka shkakton largimin dhe rrjedhën më të madhe, aty ku qeveris PD-ja në nivel lokal. Por thashë, ky s’është moment për politikë. Ky është moment për reflektim edhe për punë.”- tha Veliaj.


  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar