Veliaj fton këshilltarët e djathtë:
Bashkohuni në gjelbërimin e Tiranës

Veliaj fton këshilltarët e djathtë:<br />Bashkohuni në gjelbërimin e Tiranës<br>
Tirana sot po përjeton një revolucion të gjelbër. Kur kanë mbetur edhe pak dita nga 21 marsi, kryeqyteti është shumë pranë  arritjes së objektivit për të mbjellë 100 mijë pemë të reja duke përmirësuar ndjeshëm jo vetëm anën estetike të qytetit, por njëkohësisht duke krijuar një mjedis të shëndetshëm edhe për qytetarët. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Veliaj ftoi që këtij aksioni mbarëqytetar t’i bashkohen edhe këshilltarët e djathtë. 

"Kemi nisur një fushatë për të mbjellë 100 mijë pemë të reja në tiranë Brenda një sezoni dhe kemi vendosur si afat datën 21 mars që është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve. Ne jemi shumë pranë këtij objektivi. Jam shumë optimist që në 50 ditët që na kanë mbetur jo vetëm do ta kalojmë, por do të kemi një target të ri dhe mënyrës e si e shikojmë gjelbërimin, oksigjenimin në qytetin tonë. 

Do të doja të bëja një ftesë publike. E di që shumica e anëtarëve të këshillit bashkiak të mazhorancës është përfshirë në këto aksione, por do të doja që për një aksion të tillë që nuk na ndan në të majtë dhe në të djathtë apo në mazhorancë dhe në opozitë, të gjithë të kishim një mundësi që të kontribuonim. Kështu që do diskutoj dhe me z. Çollaku që nëse ka një dëshirë edhe nga grupi juaj që do t’i bashkohen kësaj fushate, do të ishte një mesazh fantastik për të gjithë qytetin”,
theksoi Veliaj.

Lajmi tjetër i mirë është se kanë mbërritur në Tiranë biçikletat e para të flotës prej 4000 mjetesh bike&go. “Së shpejti këto biçikleta do të shpërndahen në qytet për t’u përdorur nga të gjithë qytetarët kundrejt një pagese fare modeste që është më e ulët se vetë bileta e autobusit. I bindur që ky është një moment kthese në përdorimin e transportit alternativ në Tiranë”, nënvizoi ai.

Për të lehtësuar dhe nxitur përdorimin e biçikletave në kryeqytet, Bashkia e Tiranës po punon edhe për projektin ambicioz për ndërtimin e 10 km korsi të dedikuara. “Ne po vazhdojmë sot me asfaltimi me korsitë në rrugën e Dibrës, po mbarojmë shumë shpejt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Do të vazhdojmë me aksin qendror në rrugën e “Kavajës”. Dhe besoj që brenda pranverës, kur të kenë ardhur edhe të 4 mijë biçikletat mobile, ne do të kemi një mundësi fantastike që ta kemi qytetin të lidhur në mënyrë ekskluzive me korsi të dedikuara dhe të mbrojtura biçikletash”, nënvizoi Veliaj.

Lista e projektvendimeve

1.P/Vendim "Mbi miratimin e planit të veprimit për zhvillimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian në Bashkinë Tiranë (2018- 2020)".

2.P/Vendim "Për miratimin e listës përfituese dhe dhënien në përdorim te banesave te ndertuara per strehimin e familjeve te komunitetit rom ne Shkoze, nga zbatimi i projektit "Neë House- Neë Life: Rehabiliton of Roma Community Settlement"''.

3.P/Vendim "Per miratimin e perdorimit te ambienteve te bibliotekave te lagjeve si qendra multifunksionale".

4.P/Vendim "Per miratimin e perdorimit te palestrave te shkollave te arsimit 9 vjeçar dhe te mesem per zhvillimin e aktiviteteve sportive pas orarit mesimor dhe ne ditet e pushimit".

5.P/Vendim "Dhenien e miratimit per blerjen e dy apartamenteve te ndodhur ne zonen kadastrale 8360, ne rrugen e Dibres, ne pronesi te familjes Kadare dhe familjes Agolli".

6.P/Vendim "Per miratimin e familjeve perfituese dhe fondit nga programi i bllok- ndihmes ekonomike deri ne 6 perqind me fondet e buxhetit vendor per periudhen 1- 31 Dhjetor 2017".

7.P/Vendim "Per miratimin e listes se pjesshme te inventarit te disa pasurive me aktivitet social, kulturor, ekonomik dhe arsimor qe jane nen juridiksionin territorial dhe administrativ te Bashkise Tirane dhe kerkeses per transferimin perfundimtar te tyre nga Keshilli i Ministrave".

8.P/Vendim "Per disa shtesa dhe ndryshime nr.39, date 23.05.2016 te Keshillit Bashkiak "Per percaktimin e linjave te transportit qytetes dhe rrethqytetes te udhetareve ne Bashkine e Tiranes, mcnyren e organizimit te sherbimit dhe percaktimin e stacioneve te qendrimit te autobuseve te sherbimit ne keto linja"".

9.P/Vendim "Per miratimin e listes perfituese dhe dhenien ne perdorim te banesave per familjet e prekura nga "Projekti i rehabilitimit te lumit te Tiranes dhe brigjeve te tij dhe te gjitha punimet civile perkatese"".

10.P/Vendim "Per nje shtese ne vendimin nr.59, date 30.12.2015 te Keshillit Bashkiak "Per sistemin e taksave dhe tarifave vendore ne qytetin e Tiranes", te ndryshuar"".


dokument 1 bashkia
dokument 1 bashkia
(Rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit Bashkiak)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë