Kryetari Veliaj bëri me dije që nga ky muaj do të çertifikohen edhe administratorët e pallateve, ku do të mund të vendosin kontakte me bashkinë për të raportuar problematika të ndryshme.
‘ Nga ky muaj ne do të fillojmë licencimin dhe certifikimin e administratorëve që jo vetëm të marrim cdo raportim por deri në nivelin e apartamentit e shkallës dhe pallatit ne të kemi një pikë kontakti të licencuar nga Bashkia si nëj administrator i përgjegjshmë që jo vetëm paguhet por dhe jep llogari. Nëse ai nuk zgjidh dot cështje banale, si një qe hedh plerat në ashencor, si një që nuk mban përgjegjësi atëherë ne do të ndërhyjmë duke marrë parasysh dhe raportimet që do bëhen në aplikacionin "Tirana ime"’ -tha Veliaj

Këto deklarata Veliaj i bëri gjatë prezantimit të aplikacionit “Tirana ime” , ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë problematika të ndryshme të tyre, përmes telefonit të tyre. Veliaj vuri në dukje rëndësinë e këtij aplikacioni, i cili sipas tij vepron në kohë reale.
“Një qytet inteligjent e bën mënyra sesi funksion në marrëdhëniët me njerëzit, ku teknologjia nuk është qëllim në vetvete por mënyrë komunikimi efikase. Me 1 milion banorë që ka Tirana e kemi të pamundur t’i përgjigjemi në kohë reale, ndaj ky aplikacion vjen në ndihmë të çdo qytetari, për të qënë më të vëmendshëm ndaj problematikave të kujdo dhe për t’I zgjidhur problematikave më emergjente”.

Po ashtu, ai shpjegoi se ky aplikacion ka kategori të ndryshme, që lidhen jo vetëm me raportime, por edhe për të parë zonat turistike të ndryshme të Tiranës, për trafikun etj.

“Këtë aplikacion qytetarët kanë mundësinë që ta shkarkojnë që sot , që të bëhen pjesë e çdo lloj raportimi, që ka lidhje me shqetesimet e qytetarëve të Tiranës. Kategoritë janë nga më të ndryshme, në varësi të aspektit të prekur. Sot, nëpërmjet këtij aplikaconi, kemi potencial që çdokush të jetë kryetar i Tiranës, në mundësinë e raportimit që ai ka. Po ashtu, ne mund të informohemi për trafikun në tiranë në zona të ndryshme etj”
/Shqiptarja.com

VIDEO