Veliaj hap fushatën: Në Zgjedhjet
e 2015-ës marrim edhe Shkodrën

Veliaj hap fushatën: Në Zgjedhjet<br />e 2015-ës marrim edhe Shkodrën
SHKODER - Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, e majta do fitojë shumicën e 61 njësive vendore, përfshirë edhe Bashkinë e Shkodrës. Deklarata është bërë nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj gjatë një takimi me të rijntë e FRESSH-it në qytetin e Shkodrës.

“Pas këtij takimi të sotëm jo vetëm do fitojmë shumë thellë në gjithë Shqipërinë për këshillat bashkiakë, për bashkitë, por jam i bindur që do fitojmë shumë thellë këtu në Shkodër dhe për herë të parë t’i japim Shkodrës një bashki që meriton”, - u shpreh Veliaj.

Një ndalesë gjatë këtij bashkëbisedimi me të rinjtë, ai e bëri edhe për ligjin e lustracionit. “Partia Socialiste insiston në hapjen e dosjeve sepse ne nuk kemi komplekse”, -tha Veliaj.

Partia Demokratike ka qeverisur mbi 13 vjet në Shqipëri dhe nuk ka pas kurrë kurajën si parti e djathtë me demek antikomuniste që të reflektojë mbi të kaluarën, që të hapin dosjet, që të kuptojë që shoqëria rritet nga e vërteta jo nga rrena. Shoqëria rritet nga transparenca jo nga mbulesa, shoqëria rritet kur e sheh të vërtetën në sy dhe i thotë brezit të ri: Kurrë më shqiptari nuk do ja bëjë shqiptarit këto të këqija që kanë ndodhur 50 vitet e fundit”, shtoi ministri Veliaj.

Larg vëmendjes, nuk mbeti as çështja e sigurimeve shoqërore dhe luftës së shpallur për punën në të zezë, që sipas ministrit ka shkaktuar edhe gropën e zezë në buxhetin e shtetit.

“Ne kemi zbuluar që më shumë dhe më shqetësuese sesa gropa e energjisë është gropa e sigurimeve shoqërore në Shqipëri, gropa e sigurimeve shoqërore zbuluam që ishte 109 milionë dollarë, kjo do të thotë jo punëtorë në të zezë po punëtorë që deklaroheshin si punonjës dhe nuk ishin derdhur sigurimet shoqërore”, deklaroi Veliaj.

Në takimit “Fuqia e 1 milionëve” me të rinjtë e FRESSH ishte i pranishëm edhe deputeti Tom Doshi dhe drejtues lokal të Partisë Socialiste të Shkodrës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!