Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrën e tij aktorin dhe shkrimtarin e njohur kosovar, Çun Lajçi. Artisti ndodhet prej disa ditësh në kryeqytet për të promovuar librin e tij të fundit.
“Jam shumë i lumtur që kemi pas bujtës në Tiranë, Çun Lajçin e madh, jo vetëm të dyqind roleve, por edhe të dyqind frymëzimeve e dyqind energjive. Sikur të gjithë ne të kishim një minimum të kësaj energjie, të këtyre roleve në shoqëri, do ishte një bekim i madh”, tha Veliaj.
Duke e përgëzuar për veprën, por dhe për kontributin e dhënë si artist dhe shkrimtar, kryebashkiaku e vlerësoi Lajçin si një vlerë të paçmuar për shoqërinë shqiptare. “Jemi të nderuar për gjithë veprën tënde, për shërbimin që i bën shoqërisë tonë”, u shpreh ai.

Erion Veliaj dhe Çun Lajçi
Nga ana e tij, artisti Çun Lajçi u shpreh i nderuar për mikpritjen e kryebashkiakut. “Të falënderoj shumë për burrërinë, për ftesën, që more një shitës librash dhe e solle në zyrë, pavarësisht roleve, pavarësisht viteve. Gjithçka ndërtohet në paqe mbi librin dhe mbi dijen, kësaj s’guxojmë t'i ikim, se po ikëm nga dija, nga libri, nga mendimet e të kaluarve tanë, me vetëdije i kemi prerë rrënjët tona. Prandaj, të falënderoj që më more prej librave dhe më prure këtu, duke më dhuruar Sahatin e Tiranës, që do ta mbaj kujtim gjithë jetën”, u shpreh Lajçi.
Kryetari Veliaj i dhuroi simbolikisht, në shenjë mirënjohjeje artistit të nderuar, 'Kullën e Sahatit' të Tiranës.

Erion Veliaj dhe Çun Lajçi
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89%
-
Të gabuar
7.3%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 1331
Lajme të tjera
-
Tiranë, Veliaj nis rehabilitimin e ‘lagjes së korçarëve', merr dakordësinë e banorëve të ngushtojnë oborret për të hapur rrugën
26 Shtator, 23:02
-
Vdekja e ish-Presidentit Napolitano, Veliaj mesazh në Librin e Ngushëllimeve: Mik dhe mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në BE
26 Shtator, 20:06
-
Premiera e filmit “Kaymak” e regjisorit Milcho Manchevski, Veliaj: Tirana gumëzhin nga turistët dhe aktivitetet e kulturës
24 Shtator, 19:18
-
Tiranë/ Nis edicioni XXI i ‘Tirana International Film Festival’, mbyllet Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut
24 Shtator, 11:22
-
Skulptura e Adi Dules në sheshin “Bukureshti”, Veliaj: Sa bukur të shohësh artin të lulëzojë
23 Shtator, 18:52
-
'Tirana Youth Run’ për herë të parë në pistën e re të atletikës, Stërmasi: Tani kemi shtëpinë tonë
23 Shtator, 13:25
-
Veliaj takohet me kryebashkiakun e Nju Jorkut: Kënaqësi të shohësh se si ka lulëzuar komuniteti shqiptar
21 Shtator, 18:51
-
Veliaj në SHBA: Akademia e atletikës në Ohajo mund të hapë zyrë në Tiranë! Merremi si shembull për transformimin e qytetit
21 Shtator, 14:09
-
‘Sanremo Giovani’ më 22 shtator në Tiranë, Veliaj fton qytetarët në sheshin ‘Italia’: Plot artistë italianë dhe shqiptarë
20 Shtator, 09:24
-
Veliaj në SHBA, takohet me kryebashkiaken e Ksenias! Ndjek nga afër stërvitjen e atletëve elitarë të Tiranës
19 Shtator, 10:04
-
Veliaj vizitë në SHBA, në mbështetje të sportistëve elitarë të Tiranës, që po përgatiten për 'Paris 2024'
18 Shtator, 18:45
-
Rikonstruktohet shkolla 'Dituria' në Preshevë, Erion Veliaj merr titullin ‘Qytetar Nderi’
16 Shtator, 10:08
shife me kujdes te fotua fundit, sa vjen e me shum ngjan me ilirmetn
PërgjigjuNJE top muti ti jepje o erion,,,////
Përgjigju