Veliaj i dorëzon medaljen e mirënjohjes së Tiranës sizmiologut Shyqyri Aliaj: Vlerësojmë kontributin e shkencëtarëve në periudha të vështira si ajo e tërmetit
Kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzon medaljen e mirënjohjes së Tiranës sizmiologut Shyqyri Aliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti profesorin e mirënjohur Shyqyri Aliaj, i cili ka drejtuar për vite me radhë Institutin e Sizmiologjisë. Veliaj i dorëzoi medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës, për një kontribut të jashtëzakonshëm në sizmiologji, sidomos gjatë tërmeteve të 2019-ës.
“E vlerësoj që jeni pjesë e këtij gëzimi, jo vetëm timin personal, por gëzimin e qytetit tonë, të atyre që e duan shkencën, të atyre që besojnë faktet, të atyre që vlerësojnë punën, edhe kontributin ndër vite të njerëzve të shquar të këtij qyteti. Është një nder i jashtëzakonshëm që profesor Shyqyri Aliajt t’i dorëzojmë mirënjohjen e qytetit të Tiranës, për një kontribut të jashtëzakonshëm sidomos në sizmiologji”, vuri në dukje Veliaj.
Më tej kryebashkiaku theksoi: “Dëgjojmë ndonjëherë gjithologët që duket sikur marrin vesh nga gjithçka, edhe duhet t’i bëjmë një kujtesë vetes, që mes nesh në këtë qytet me 1 milion banorë ka disa që marrin vesh më shumë, ka disa që kanë bërë shkollën, që kanë bërë kontributin e jetës së tyre, që kanë sakrifikuar gjithçka për të prodhuar shkencë shqiptare. Po i afrohemi përvjetorit të tërmeteve, teksa kemi rindërtuar gjysmën e dëmeve. Kemi akoma dhe pak punë për të bërë vitin tjetër”.
Profesor Aliaj tha se ndihet i nderuar për këtë vlerësim që Bashkia e Tiranës i ka bërë atij.
“E konsideroj një vlerësim të lartë që më bëhet sot në Bashkinë e Tiranës nga zoti Erion Veliaj, sepse në situatën e tanishme nuk kam dëgjuar ndonjë shkencëtar që të ngjisë shkallët këtu. Këmbëmbarë, kështu qofshin edhe të tjerët që të punojnë për vendin, për Shqipërinë dhe të vazhdojnë të kontribuojnë”, u shpreh Aliaj.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1677
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Qytetares i bie të fikët në aeroportin e Hanoverit, Veliaj i vjen në ndihmë
24 Prill, 14:38
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel
24 Prill, 12:59
-
Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
24 Prill, 10:02
-
FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
23 Prill, 21:24
-
Kryebashkiaku Erion Veliaj zyrtarisht 'Qytetar Nderi' në Komunën e Bujanocit
23 Prill, 18:20
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Volejboll/ Tirana fiton 1-3 derbin e parë me Partizanin, bardheblutë marrin avantazhin me përmbysje
23 Prill, 14:59
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes në dhëmbë, një grup mjekësh italianë do kryejnë ekspertizën
23 Prill, 12:19
-
Dy gola për t'u përmbysur dhe java vendimtare derbi, Erbim Fagu: S'e kam mendjen te Partizani, na duhet finalja e Kupës
23 Prill, 12:16
-
Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike
23 Prill, 11:54