Veliaj i ofroi punë 1 mijë euro në
muaj, militantja e PD: Nuk dua!

Veliaj i ofroi punë 1 mijë euro në<br />muaj, militantja e PD: Nuk dua!
TIRANE- Panairi i Punës dje u përfshi nga një incident ku një grua, anëtare e Partisë Demokratike si edhe pjesë e shtabit elektoral të PD-së në njësinë bashkiake numër 5, u përplas me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mirqenies Sociale Erjon Veliaj. Gruaja, Zyhra Kola, ishte një ish-punonjëse e Degës së Regjistrimit të Mjeteve me detyrë Përpunuese Dokumentacioni në Drejtorinë Rajonale të Tiranës dhe ishte shkarkuar nga puna. Në dalje të Pallatit të Kongreseve ajo u përfshi në replika të forta në fillim me kryeministrin dhe më pas me ministrin Erjon Veliaj. Ajo akuzoi Veliajn se e kishin shkarkuar nga puna në mënyrë të padrejtë, ndërsa ministri iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i gjente punë me pagë 1 mijë euro në muaj dhe ajo nuk pranoi. Kësisoj, funksioni i saj në ditën e djeshme duket se ishte prishja e panairit të punës pasi si e papunë nuk pranoi që të punësohej me një pagë shumë të lartë.

Zyrhra Kola
Gruaja e cila deri dje ishte një person anonim për një pjesë të shqiptarëve, u bë e njohur për shkak të incidentit që pati me Ramën dhe Veliajn. Por ku është Zyhra Kola? Ajo është një ish-punonjës në Drejtorinë e Regjistrimit të Automjeteve si edhe një ushtare e flaktë e Partisë Demokratike. Konkretisht përgjatë fushatës elektorale të vitit 2013 ajo ishte pjesë e shtabit elektoral në njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë, në zonën ku kandidonte Halim Kosova, pra pjesa e zonës së njohur si Selia dhe Tirana Re.

Veç kësaj, në profilin e saj në rrjetin social “facebook” është një foto ku është vendosur në radhë për të takuar ish-kryeministrin Sali Berisha, kohë në të cilën kryeqyteti ishte nën ethet elektorale. Pra Zyhra Kola nuk ishte një punonjëse e larguar nga puna në mënyrë të padrejtë, por një militante e thekur e PD-së, e cila kishte vajtur dje me urdhër nga partia për të prishur imazhin e Panairit të Punës. Kjo gjë u duk mëse qartë në momentin kur ministri Veliaj i tha: Eja të të gjej unë punë inxhiniere me 1 mijë euro rrogë”, dhe ajo nuk pranoi duke kërkuar rikthimin në vendin e mëparshëm por duke lënë të nënkuptohet se kishet vajtur për show mediatik në aktivitetin e djeshëm, pasi që të gjitha kamerat ishin aty. Banorët e zonës së njësisë bashkiake numër 5, e njohin shumë mirë këtë person dhe shpeshherë është identifikuar si një individ negativ pasi çdo gjë do ta lidhte me politikën, qoftë edhe në profesionin e saj.

Shkrimi u publikua sot 2 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)

E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)