Veliaj i përgjigjet opozitës: Nuk keni si t’i njihni anëtarët e Këshillit Bashkiak sepse dezertuat për 4 vjet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak i është përgjigjur opozitës në lidhje me deklaratat se nuk njohin anëtarët e këtij këshilli, duke thënë se ishin ata që i braktisën vendet e tyre. 

“Kur dëgjoj kundërshtarët tanë, këta non-gratat dhe fuksat e Sigurimit, që thonë se nuk e dimë kush janë anëtarët e Këshillit Bashkiak, kam kohë që pres t’u jap një përgjigje! Them nuk keni si ta dini se ju ikët nga Këshilli Bashkiak. Ju dezertuat! Së pari, detyra e Këshillit Bashkiak nuk është që të njihet, është që të shërbejë. Këtë detyrë e ka kryer më së miri edhe në ditët e pandemisë, edhe kur ishim në karantinë, edhe në ditët e tërmetit, edhe në ditët e inflacionit të luftës që duhet të merrnin shumë vendime për subvencionimet dhe gjithë punët e tjera që bëmë, siç ishte ajo e subvencionimit të abonesë të cilën ne e paguajmë 100% për studentët, si dhe gjysmën e tarifës së konvikteve. Ti nuk mund të njohësh njerëzit nëse ti nuk shërben me ta, nëse nuk punon me ta. Në politikë vendet ku ti shërben janë Këshilli Bashkiak dhe Parlamenti. Nëse ti e braktis këtë detyrë dhe kujtohesh pas katër vitesh dhe thua pse nuk i njoh? Nuk i njeh se nuk ishte aty ku qyteti, vendi kishte nevojë për vendimmarrjen tënde,” deklaroi Veliaj. 

“Ne e kemi stekën shumë lart për nxënësit dhe për çdo profesion tjetër, - tha Veliaj, - ndërkohë, e kemi shumë stekën poshtë për politikanët që kujtohen pas katër vjetësh dhe thonë kush janë anëtarët e Këshillit Bashkiak. “Inshallah vazhdojnë si e kanë nisur, se me siguri edhe në këtë Këshill nuk do marrin pjesë me mendtë që kanë. Për sa kohë ne e kemi këtë detyrë, edhe mision, edhe privilegj, deri ditën e fundit kur ky këshill është betuar të shërbejë do vazhdojë të shërbejë,” u shpreh më tej Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
FOTOT/ Veliaj nxjerr faturat: Një shkodran paguan dy herë më shumë taksa se një qytetar i Tiranës, pse Saliu nuk e bën falas autobusin në Shkodër?

Një qytetar i Bashkisë së Shkodrës sot paguan gati dyfish më shumë taksa se një qytetar i Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi sot, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, dy fatura, të cilat tregojnë se shkodranët paguajnë më shumë taksa se një familje e Tiranës, duke ngritur edhe një pikëpyetje: Pse PD-ja, e cila drejton prej vitesh Bashkinë e Shkodrës, nuk e bën falas transportin me autobus në këtë qytet, meqenëse edhe taksat janë më të larta?

Nga verifikimi i kryer, një qytetar i Shkodrës paguan 708 lekë të reja taksë në faturën e ujit, ndërkohë një familje në Tiranë paguan vetëm 484 lekë të reja në total, nëse ka një banesë të madhe, se mund të shkojë edhe më pak në varësi të metrave katrorë.

“I kam pyetur: Na e tregoni si bëhet autobusi falas në Shkodër, ku ka vetëm një linjë, jo 39 siç ka Tirana. Por, tani nxjerrin një teori tjetër dhe thonë: Nuk kemi mundësi sepse i kemi taksat shumë më të ulëta se Tirana. Unë i pari mendova, rrezik kështu është vërtet, mbase i kanë më të ulëta taksat në Shkodër. Por në një moment thashë pse mos ta kontrolloj vetë njëherë dhe mora dy fatura: faturën e UKT (për Tiranën) dhe faturën e UKSH (për Shkodrën), ku mblidhen taksat e bashkive. Në Shkodër, taksa dhe tarifa familjare (nuk e thotë as specifikimin për çfare) është 708 lekë të reja. Pra, 7 mijë lek të vjetra taksa për familje. Të shohim si krahasohet me tonën: Ne i kemi të specifikuara, pra kemi Tarifë Pastrimi 100 lekë të reja, plus Taksë e Përkohshme e Infrastrukturës arsimore 150 lekë të reja (po kaq ka qenë edhe në kohën e Lulit se ka qenë taksa e gjelbërimit) dhe taksa për ndërtesën 250 lekë të reja, sipas metrave katrorë përkatës (rasti që po flasim është shtëpi e madhe, por kjo taksë mund të jetë edhe më e vogël nëse shtëpia ka më pak metra katrorë). Në total, 100+150+234 janë 484 lekë të reja ose 4 mijë 840 lekë të vjetra. Pra, Bashkia e Shkodrës mbledh nga familjarët më shumë taksë, 708 me 484, dhe nuk e bën dot asnjë linjë autobusi falas. Kjo është llogaria!”, sqaroi Veliaj.

Ora 17:45
Veliaj: Miratuam sot hapjen e çerdhes dhe kopshtit të parë në Astir

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë sot lajmin e mirë të hapjes së një çerdheje dhe një kopshti në Astir, si dhe dy institucioneve të tjera të arsimit parashkollor në Ndroq. Ai tha se fakti që në Astir, në zgjedhjet e fundit, PS mori mbi 60% të votave, është përgjigja më e mirë për opozitën. 

“Bëhet fjalë për të hapur dy institucione për vogëlushët tanë, njëra është në Astir, në lagjen 14, do të jetë çerdhja e kopshti i parë për atë komunitet. U them edhe këtyre shokëve tanë që kemi përballë, ka një arsye pse na voton Astiri në mbi 60%, se Astiri me të drejtë thotë këta që bënë 40 shkolla bëjnë edhe 44, këta që bënë 100 rrugë bëjnë edhe 101. Ata që s’kanë prek gjë me dorë e na lanë pa rruge, pa kanalizime e pa arsim, e sigurt që nuk nxjerrin dot qimen nga qulli. Ndërsa, çerdhja tjetër do të hapet në Ndroq, numri i fëmijëve në Astir do të jetë 126 fëmijë, në Ndroq 41,” deklaroi Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mesonjtoria: 19/04/2023 17:50

    Tete vite pushtet lali eri tani hap kopeshtin e pare ne Astir. Do duhen dhe tete vite te marre me qera kopshtin e dyte. Haaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut