Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se fokusi i Partisë Socialiste është puna dhe sesi ta çojë edhe më tej transformimin e Tiranës dhe Shqipërisë. Duke folur në FRESSH Voice, Veliaj theksoi se ndryshe nga kundërshtarët, PS e sheh fitoren e mandatit të tretë tek puna, se vetëm puna flet më shumë se fjala.
“Po nuk zbritëm në fushë, jemi si ata tifozët që rrinë në tribunë, thonë si bëhet goli, por nuk kanë gjuajtur top me këmbë, thonë si luhet në skuadër, por nuk kanë dhënë kurrë një pas, për të treguar se besojnë te skuadra. Ne nuk jemi si ata. Ne nuk jemi nga ata që vetëm ankohen, qe kërkojnë birra falas, një kafe falas, por ne i fitojmë gjërat me punë.
Fitoren tonë të tretë, do ta fitojmë me punë, se vetëm puna flet më shumë se fjala. Jetojmë në një situatë ku kudo ku kthejmë kokën ka mllef, ka helm, ka pengesa, ka stërkëmbësha, por misioni ynë është që të jemi ilaç, misioni është që të kurojmë, misioni ynë që të pajtojmë, misioni ynë që të bashkojmë. Boll përçarje ka! Imagjinoni, të rinjtë e forcës tjetër, që është dy herë më pak se e jona, janë duke diskutuar nëse një plak 80 vjeçar duhet të vazhdojë të shkojë në parlament, pasi i ka bërë kaq shumë fatkeqësi Shqipërisë. Imagjinoni ku është iniveli i debatit të tyre. Niveli i debatit tonë është siç bëmë liqenin këtu, të bëjmë liqenin e Farkës, siç bëmë Amfiteatrin këtu, të bëjmë amfiteatrin te Universiteti Bujqësor. Kjo është puna, e jo si të kthejmë një plak 80 vjeçar prape në parlament. Kur PS është e fortë, edhe Shqipëria është e fortë”, deklaroi Veliaj.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.3%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3705
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
pwr ke e ka veliaj...Per Gramoz Rucin??
PërgjigjuPo ik ore demagog i felliqur!!!
PërgjigjuNa le pa uje o erjon veliaj si ste vjen turp qe kemi 5 dite pa uje ish qyteti nxenesve
PërgjigjuPo pse o mashtrues kur PS eshte e forte Shqiperia eshte e forte a nuk i intereson Shqiperise nje PD e forte??? Po ju nuk doni nje Shqiperi te forte e doni te dobet e te varfer qe ta mjeroni dhe ta vidhni sa me shume!!!
Përgjigjupo ti mer plere akoma pas 8 vitesh pushtet te ai idiot e ke menjen?? apo do bohet si puna enver hoxhes qe e nxjerrin perdite neper gazeta qe mos te harrohet kurre, ju jeni e keqja e ketij veni prandaj jemi akoma si ruanda bardhe ne prej jush
PërgjigjuPse nuk thua nje kerrme Berishe qe vec Korbat mund te gezoje
Përgjigju