Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten

Nga shkolla 9 vjeçare “Ibrahim Hima” në Vaqarr, nga ku inspektoi sot punimet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se ato që do ti ngelen kryeqytetit janë shkollat dhe jo llafet dhe sherret.

Kryebashkiaku e cilësoi ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave si një mision për të lënë pas një trashëgimi të vyer për brezin e ri.

“Ne do t’i lemë Tiranës një ‘buqetë’ me 50 shkolla. Llafet, cic-micet, i merr era, sherret e ditës harrohen. 50 shkollat ngelen. Këto shkolla janë “paja” që ia lëmë një brezi të ri”, shtoi ai.

Veliaj theksoi rëndësinë për krijimin e kushteve të mira të mësimit për nxënësit e zonës.

“Fakti se 1/3 e punës është bërë në më pak kohë seç ishte parashikuar, do të thotë se e gjithë shkolla do të mbarojë në kohë rekord. Mezi pres që fëmijët të kenë një super hapësirë. Ka qenë ndoshta shkolla e vetme, ose ndër dy të vetmet, të cilat e kanë pasur tualetin jashtë. Më vjen mirë që jo vetëm zhdukim këtë mënyrë të prapambetur të higjienës, por shkolla do trefishohet, po ashtu edhe klasat, laboratoret, ambientet sportive. Mezi pres t’i japim të njëjtën cilësi fëmijëve në Prush dhe në Vaqarr, njësoj si në të gjithë Tiranën”, tha Veliaj.

Duke qenë se rindërtimi i shkollave është prioritet i Bashkisë së Tiranës, Veliaj shtoi se po punohet për ndërtimin e shkollave të reja në zona si Astiri.

“Nëse më parë kishte një vijë të verdhë mes ish komunës dhe qytetit të Tiranës, sot vija e verdhë nuk do të kuptohet fare, as në hartë, as në terren. Duam që brenda dhjetorit të mbarojmë garat për shkollat tek lagjja ‘Rilindja’, tek Unaza e Madhe. Fillimi i tre shkollave aty zgjidh përfundimisht një ngërç të jashtëzakonshëm që kemi pasur aty. Kemi filluar me territorin, kemi fituar të gjitha gjyqet me lloj-lloj njerëzish problematikë dhe zaptues të hapësirave publike. Tani që jemi në garë edhe për tre shkollat tek “Astiri”, është e nevojshme që të ecim me marshin e pestë”, tha Veliaj.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Arrestohet 59-vjeçari në Burgajet, iu gjet në banesë një kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak (EMRI)

Mat/ Arrestohet 59-vjeçari në Burgajet, iu gjet në banesë një kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak (EMRI)