Veliaj ironizon Metën: I ktheu dekoratat sikur shet majdanoz në Pazar 5 lekë tufa

Nga Njësia 8 në kryeqytet, Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar shpërndarjen e dekoratave nga Ilir Meta, duke e theksuar se presidenti e ka kthyer këtë proces sikur po shet majdanoz në Pazar. Veliaj theksoi se ndryshe nga çfarë deklarojnë, përfaqësuesit e LSI në realitet kanë treguar të kundërtën. “Ju kujtohet si ka qenë “Selvia”? E mbushur me kioska. I thoshin “Selvia”, por në fakt ishte e gjithë një epiqendër bingosh. Bingot vetëm rriteshin, duke ia hipur sipër Vojo Kushit, siç Vojo tankut, këta Vojos me kioska me bingo dhe më thoshin mua – Lali, atë nuk e prekim se është e deputetit. E kujt deputeti? Deputeti i LSI. I kujt LSI – i pyeta unë? I LSI së presidentit. Çudi – u thashë –se kjo nuk ka mundësi të ndodhë, se ky presidenti Vojo Kushin nuk e heq nga goja. Ngeli duke i dhënë dekorata 75 vite pas vdekjes. Po, po – më thanë – është e atij deputeti, madje në zgjedhjet e ardhshme do jetë 1-shi i Tiranës. 1-shi i Tiranës për LSI është deputeti që ia hipi sipër Vojo Kushit me kioskat e bingos”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se diferenca mes mazhorancës dhe opozitës është mëse e qartë, pasi socialistët atë që premtojnë e mbajnë. “E kuptoni çfarë diference, çfarë botëkuptimesh? Më i miri i tyre, ishte rasti më negativ i këtij komuniteti. Tjetër gjë thonë kur u duhet për luftë politike, tjetër gjë thonë kur i kthejnë dekoratat sikur shesin majdanoz në Pazar 5 lekë tufa, dhe tjetër gjë bëjnë në realitet. Ndryshe jemi ne, atë që themi e bëjmë, atë që premtojmë, e mbajmë, atë që planifikojmë, e zbatojme, kjo është diferenca miqtë e mi”, tha ai. 

Veliaj sfidoi edhe kreun demokrat duke theksuar se sa kohë ata ishin në pushtet nuk u ndërtua asnjë shkollë apo kënd lojërash. “Kam ardhur që të përshëndes nxënësit me 10-ta që ju nuk ua dhatë kurrë bursat. Kam ardhur të përshëndes mësuesit që ju nuk ua rritët kurrë rrogat. Kur shohin këto ambiente, nuk u del një fjalë e mirë, sepse mendojnë që gjërat bëhen duke sharë, në fakt gjërat bëhen duke punuar, gjërat bëhen duke bashkuar, gjërat bëhen duke bashkëpunuar. Një parti që proteston kundër këndit të lodrave thjesht duhet ta qepë gojën, thjesht duhet të shkojë në shtëpi, thjesht duhet të skuqet, thjesht nuk duhet  të flasë më, por siç thonë tiransit – Kur të plas cipa, çdo gjë është rehat”, deklaroi kreu I Bashkisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cepani: 16/10/2020 07:42

    Me majdanoz e krahasove eee?? pse se krahasove me fiq apo jane lart me cmime tashti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja