TIRANE- Numri i shtetasve italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri shtohet gjithnjë e më tepër. Ata vijnë në Shqipëri jo vetëm si sipërmarrës, por edhe si punonjës. Ministri i Mirëqenies sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në Romë, i tha agjencisë “Ansa” se janë 19 mijë italianë me leje qëndrimi për punë në Shqipëri. Për italianët e Shqipërisë, ministri Veliaj thotë se punojnë në call center, në restorante, në fushën e energjetikës dhe të infrastrukturave, në sektorin e modës, të shërbimeve dhe të telekomunikimeve.
Ministri e quan Shqipërinë një “Amerikë të vogël”, përtej Adriatikut, ku shumë shqiptarë kanë vendosur të kthehen pas shumë vitesh në emigracion e ku qytetarë të Bashkimit Evropian zgjedhin të shkojnë në kërkim të një vendi pune. “23 vjet pas rënies së diktaturës, tranzicioni i gjatë i përjetuar nga Shqipëria po jep më në fund frytet e tij. Përpiqemi të sjellim Evropën në Shqipëri dhe jo Shqipërinë në Evropë. Reformat nuk do të ndalen me vendimin e Brukselit për dhënien e statusit të vendit kandidat”- deklaroi ministri Veliaj. Ndër ndryshimet ndoshta jo shumë “normale” për Shqipërinë, ministri përmend faktin se “nga qershori kontributet dhe çeqet familjare do t’u jepen grave dhe jo burrave”, masë që ka për qëllim përforcimin e pozitave të grave, e që u aprovua mes shumë polemikash. Gjatë intervistës së dhënë në ANSA, ministri Veliaj ka folur edhe për 500 mijë shqiptarët e Italisë.
Janë mbi 100 mijë të mitur, 12 mijë studentë, 28 mijë me “Partita IVA”. Veçanërisht për të ardhmen e këtij komuniteti të madh, lidhur “me sigurinë sociale dhe pensionet e tyre do të flas në takimin me ministrin Poletti” lajmëron Veliaj. Në një intervistë të gjerë dhënë për Shqiptariiitalise.com që do të gjeni on-line pas pak, ministri u përgjigjet pyetjeve mbi çështjet e nxehta të emigrantëve shqiptarë, nga thithja e të rinjve të shkolluar jashtë te pensionet, nga e drejta e votës të mësimi i gjuhës shqipe jashtë vendit.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com