2023 do jetë viti i Sportit për Tiranën. Teksa kryeqyteti është afër mbylljes së vitit si "Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022", kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha sot lajmin e shumëpritur që në 2023-in Tirana do mbajë titullin "Qyteti Evropian i Sportit".
Veliaj tha se pas një pune të palodhshme, Tirana arriti të fitojë një tjetër titull, që do i japë një fokus të veçantë, këtë herë sportit.
“Sot është një ditë fantastike për Tiranën tonë. Kemi punuar shumë, shumë, shumë për t’ia mbërritur kësaj dite. Patëm një nga kampionatet më të bukura të peshëngritjes në Evropë, kemi kampionë, si Brikeni dhe Erkandi - jam shumë krenar për të gjithë punën që është bërë. Jam shumë krenar që ekipi yne i mundjes, po ashtu edhe Zelimkhan Abakarov, i cili sot eshte Kampion i Botes, ka mundesi te trajnohet në palestrat e mundjes. Komiteti Olimpik Shqiptar është këtu dhe më vjen mirë që, sot me punën e Fidelit dhe skuadrës se tij fantastike, jemi në nivelet më të larta. Për një vend të vogël që ka prodhuar kampionë europe, kampionë bote, kampionë Ballkani, është edhe një kompliment për punën fantastike që ka bërë Komiteti Olimpik.
Sot jemi në një situatë ku, me shpërblimet, me mënyrën sesi bashkia dhe ministria punojnë, vërtetë kemi bërë diçka të mrekullueshme. Pas gjithë këtyre punëve, ju e dini që ne jemi përpjekur gjithmonë që ta ngremë lart emrin e Tiranës. Këtë vit ne jemi “Kryeqyteti Europian i Rinisë” - nuk jemi perfektë, por kemi qenë origjinale. Kemi prodhuar një pafundësi aktivitetesh për rininë dhe nuk do të mbarojnë deri në fund të vitit. Por, sot për komunitetin e sportit, kam një kënaqësi të jashtëzakonshme, një nder të madh dhe një privilegj të papërshkrueshëm, sepse sapo jemi informuar, t’ju them se Tirana eshte shoallur “Qyteti Evropian i Sportit 2023”, u shpreh Veliaj.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.6%
-
Gafë
50.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4948
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
'Do më vrasin' Misteret e telefonatës së vajzës që alarmoi policinë në 'Astir'- I dashuri armë e kokainë! RENEA si në filma, nga tarraca në ballkon (PAMJET)
9 Janar, 17:14
-
Transferta në Shkodër, Gugash Magani: Tirana s'ka rrugë tjetër veç fitores, 2025 do jetë ndryshe
9 Janar, 15:55
-
Grabitën një pikë karburanti, dhunuan një person dhe qëlluan me armë, arrestohen 2 vëllezërit nga Kruja! Ishin në kërkim, njëri i dënuar (EMRAT)
9 Janar, 15:50
-
Egnatia superkampione pret Laçin, Tetova: Të mbrojmë titullin, kemi dy mungesa kyçe
9 Janar, 15:06
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Tiranë, vajza mbyllet në apartamentin e katit të 8-të në Astir, telefonon policinë se u dhunua! RENEA hyn me litar nga dritarja! Në banesën ngjitur gjejnë armë e kokainë (VIDEO)
9 Janar, 13:35
-
Hapet gara për stadiumin ‘Selman Stërmasi’, investitorët duhet të paraqesin projektet deri në 24 janar, kriteret
9 Janar, 13:26
-
Shqipëri 2025/ Investohet në 'Arena Egnatia', shtohen tribunat dhe sistemi i ndriçimit! Dervishaj: Vjen UEFA për inspektim
9 Janar, 12:54
Uuuaaauuuu car vendi jemi dhe se dime, lum ne per ty e mjere ne, po csport e ke fjalen mer mtrq
PërgjigjuBravo lali dh*eri.sport ne maje te pallatit.
PërgjigjuHahahahaha. Qyteti i sportit, pa asnje fush futbolli per qytetaret ne qytet. Vetem nje park vrapimi, vetem palestra te qelbura qe kushtojn nje muaj sa kushtojn 6 muaj ne europe. Nuk e di dmth per cilin sport e kan fjalen. Mos esht ndonje disiplin e re hedhje shurre me kallem...
PërgjigjuME NDYRESIRE PALACO SE KY VELIAJ NUK KE KU GJEN,,,TIRANA QYTET I SPORTEVE,,PO NE NE TIRAANE NUK KEMI ASNJE FUSHE FUTBOLLI ME BAR,,,ASNJE FUSHE BADKETBOLLI APO VOLEJBOLLI, PA LE TE FLASIM PER FUSHA TENISI....SEPSE TE GJITHA FUSHAT QE KISHTE TIRANA I ZUNE DHE I BERI PALLATE EDI RAMA,,DHE PO I VAZHDDON KY HALEJA VELIAJ...ASNJE VOTE PER KETE MASHTRUES.....
Përgjigju