Veliaj: Ka forca që duan të
ndalojnë progresin e Bashkisë

Veliaj: Ka forca që duan të<br />ndalojnë progresin e Bashkisë
Në 1 vjetorin e inaugurimit të Qendrës Rinore të Tiranë, Erion Veliaj, u shpreh se po sulmohet për shkak se po ndryshon perspektivën e kryeqytetit. Veliaj tha se është e pakuptimtë zhurma për parkun e liqenit, ku do të ndërtohet një kënd lojërash për fëmijët. Kryebashkiaku Veliaj kujtoi përpjekjet dhe luftën e zhvilluar një vit më parë për ta transformuar Qendrën Rinore nga një strip-club në një qendër moderne, që i shërben sot jo vetëm të rinjve, por edhe të gjitha nismave të tjera që kanë për qëllim zhvillimin e rolit të gruas dhe vajzave në Shqipëri. Ai ka hequr një vijë paralele, se ashtu si një vit më parë, bashkia e atëhershme kundërshtonte këtë projekt, edhe sot opozita kundërshton projektin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial, i cili po ashtu do t’i shërbejë atyre që nesër do jenë ardhmja e vendit, fëmijëve. 
Sipas tij, ka forca që duan të ndalojnë progresin e Bashkisë së Tiranës dhe ata që kundërshtojnë sot ndërtimin e këndit të lojërave te Parku i Liqenit. Ai tha se Bashkia do të riaktivizojë edhe qëndra të tjera për t'i shndërruar ato në qendra rinore. “Ata që kundërshtuan vjet qendrën rinore, sot bllokojë parkun e fëmijëve. Ka forca që duan të ndalojnë progresin dhe zhvillimin në Tiranë. Flasin se po dhunohet prona private. Cila pronë private? Kjo është pronë e shtetit shqiptar, ishte një kafe, një stript club. Tirana sot ka 10 mijë kafe, por s’kishte asnjë qendër rinore. Pra një viti ishte ekzaktësisht kështu, të njëjtat forca që donin të ndalonin zhvillimin. E gjithë kjo zhurmë për një park fëmijësh ku në kemi mbjellë 2500 pemë. Argumenti ynë për fëmijët është se kur ka lokale dhe kafe gjithandej, si të mos ketë një qendër rinore? Fëmijët meritojnë të kenë hapësirë. Nëse ne do të ishim efektive si bashki, do të riaktivizojmë edhe qendra të tjera për t’i kthyer në hapësira publike për të rinjtë. Tirana nuk kishte asnjë qendër rinore”, u shpreh Veliaj. 

Duke komentuar përplasjet e Bashkisë së Tiranës me përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe opozitës për ndërtimet në parkun e Liqenit, kryebashkiaku tha se sulmohet ai që tenton të sjellë ndryshimin, ndërsa citoi një frazë të ish presidentit amerikan, Franklin D. Roosevelt. "Në fund fare, më kujtohet një fjalim fantastik në qoftë se keni kohë ta lexoni kur të ktheheni në shtëpi, i presidentit Rusvelt i mbajtur në Sorbonë, në Paris dhe quhej “Njeriu dhe arena”. Ai thotë, - një njeri që do të ndryshojë gjërat është i destinuar të jetë në arenë si ai gladiatori, të përleshet për gjërat që ai mendon se janë të vërteta, janë të drejta, për progresin ku beson që duhet të avancojë shoqëria, për gjërat që i çmon si të shtrenjta dhe për të cilat është gati që të bëjë betejën e radhës. Njeriu i arenës sigurisht që do predikohet. Ata që janë jashtë arenës dhe që janë spektatorë thotë, - pse more, ashtu bëhet kjo, kjo nuk bëhet kështu, por ashtu", tha Veliaj, ndërsa ftoi kontestuesit në debate publike për projektet e Bashkisë së Tiranës. 
 
"Ai që është në arenë thotë në qoftë se ti e di si bëhet hajde në arenë. Eja në arenën e debatit publik, në arenën e progresit, në arenë ku diskutohen ide, në arenën ku avancon kauza, bëhu pjesë e arenës sepse vetëm njeriu që është në arenë mund t’i ndryshojë gjërat. Një spektator mund të shajë sa të dojë arbitrin, lojtarin, portierin por nuk bën dot kurrë gol, ai që është në fushë e bën, gjen një mënyrë si ta bëjnë”, tha ai. 

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ministri i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.  
Fjala e plotë e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën