Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj kërkoj nga kompanitë e transportit publik, të paraqesin projektin e tyre për zëvendësimin e autobusëve që ndotin ambientin dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve me autobus që punojnë me energji elektrike.
Madje ai shpjegoj se ka bërë tre herë kërkesë por kompanitë nuk kanë dorëzuar as projektin. Më tej Veliaj ka thënë se do të marri masa deri në zëvendësimin e kompanive ose heqjen e liçensës nëse nuk blejnë autobusa që punojnë me energji elektrike.
Fjala e plotë:
Ne duam që edhe Tirana të ketë transport modern ashtu siç do vend tjetër evropian. Kemi nisur projektin për të sjellë në Tiranë 4000 biçikleta, shërbimi do ofrohet nëpërmjet aplikacionit të shkarkuar në celular nuk do jetë nevoja të grumbullohen aty ku janë biçikletat ose të jetë dikush aty duke u dhënë çelësin për biçikletat.
Për këtë kemi marrë një shembull por edhe bashkëpunim me Firencen, një ndër bashkitë më të suksesshme jo vetëm në Itali por edhe në
Europ.
Tirana është një nga dy qytetet e përzgjedhura në Europë nga BERZH për Planin e Veprimit për Qytetin e Gjelbër, që do të krijojë jo vetëm mundësinë e financimit, por edhe një qasje më të strukturuar ndaj problemeve kryesore mjedisore që qyteti ynë përballet çdo ditë për shkak të një historie të zhvillimit urban kaotik dhe mungesës së planifikimit strategjik e të integruar.
U kam thënë kompanive të autobusëve, nëse nuk sjellin planet për vitin 2018 për të ndryshuar autobusët me naftë me autobusa të rinj me energji elektrike. Është hera e tretë që i paralajmërojnë kompanitë e autobusëve, të ndryshojnë autobusët të blejnë autobus elektrikë, e kuptoj që kushtojnë por duhet të sjellin projektin të paktën të nisin zëvendësimin gradualisht deri sa të kthehen të gjithë autobusët me energji të pastër.
Ne kemi arritur rezultate për sa i përket vendosjes së tarifës për qeset plastike, them me bindje të plotë se e kemi fituar këtë sfidë, nuk shikojmë më qese që fluturojnë si dekore në qiell.
“Pylli Orbital” është një tjetër sfidë e fituar edhe pse e kemi bërë pa miratimin tuaj, nuk ka ditë që të mos mbillen 150 pemë në këtë pyll. Jam bashkuar mbjelljes së pemëve, sa herë që kam pasur mundësi, ne kemi mundësi të blejmë edhe 1 milionë pemë dhe ti paguajmë me çmim të ulët për një kohë të gjatë.
Doja ta shikonim makro dhe mikro pjesë e hapësirave të gjelbëruara, njerëzit qëndrojnë në komunitet në Sheshin Skënderbej, do kenë mundësi të qëndrojnë edhe në Pyllin Orbital.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com