Veliaj: Kosova njeri i respektuar
dhe ai do votojë 'drejtimin e duhur'

Veliaj: Kosova njeri i respektuar<br />dhe ai do votojë 'drejtimin e duhur'
Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj në nisje të fushatës nuk i ka kursyer edhe vlerësimet për kundërshtarin e tij demokrat, doktorin Halim Kosova.
 
Nga njësia 2 Veliaj tha se Halim Kosova është një burrë i respektuar. Megjithatë duke parë fushatën e tij, Veliaj tha se Kosova po në nxjerr në pah gjithë problemet e bashkisë të drejtuar nga Lulzim Basha e sipas tij ai në fund do votojë për ‘drejtimin e duhur’.  

Doktor Halimi është një burrë shumë i mirë, i respektuar. Shkon në një vend dhe thotë që në Tiranë ka shumë probleme. Po është e njëjta parti si e doktrorit, ai po i diskrediton në të gjitha plagët. Siç e ka nisur edhe doktori do votojë për drejtimin e duhur”, deklaroi Veliaj.

veliaj

Kandidati i mazhorancës tha se Tirana ka humbur katër vite kohë, që nga 2011-ta, kur në krye të bashkisë u zgjodh Lulzim Basha. Ai akuzoi Bashën se është vetëm një ditë në muaj kryetar bashkie.

"Tani po dalin se po iu ikën pushteti, pse nuk ndenjtën më pak Hollanë e më shumë në Tiranë. Pse nuk qëndroi më pak në SHQUP, e më shumë në krye të Bashkisë. Mbas kësaj dëgjese do dalin përsëri ata të SHQUP-­it. 29 nga 30 ditë të muajit është në SHQUP dhe 1 ditë në Bashki" , deklaroi Veliaj. 

Ai nënvizoi edhe atë që e cilësoi ndryshim mes fushatës së tij dhe asaj të kandidatit të opozitës, Halim Kosova. "Pala tjetër ka vendosur që takimet e djeshme t’i transmetojë sot, pasi lajmi futet me parë në laborator. Ne jemi këtu drejpërdrejtë dhe kështu do të jemi në të ardhmen. Të sigurohemi që deri në fund të fushatës të kemi një fushatë transparente. Do i kemi të gjitha takimet të drejtpërdrejtë. Sa më e vërtetë fushata, aq më të vërteta punët”, deklaroi kandidati i shumicës.

Më tej, Veliaj tha se në rast fitoreje do të sigurohet që vendimet e bashkisë të merren nga komuniteti. “Komuniteti të vendosë se kush janë punët kryesore që duhen bërë. Ne nuk mund të organizojmë referendume për çdo vendim, por organizime të tilla mund t’i bëjmë”, deklaroi ai. 


Bashkia e Tiranës dy pyetje për Erion Veliaj
Pak pas akuzave të kandidatit të majtë Erion Veliajt ndaj Lulzim Bashës si kryebashkiak i Tiranës, ka reaguar bashkia. Përmes një komunikate publike Bashkia Tiranë i drejton kandidatit të së majtës dy pyetje: Sa lekë kurseu mamaja 2 vjet që ishe ministër? Sa lekë kushtoi jastëku i Griseldës?


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos