Veliaj: KQZ-ja duhet të qartësojë vendimin për procesin e rindërtimit, PD-ja po e përdor për të penguar punën (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj, kërkoi që të mos veprohet me dy standarde lidhur me procesin e rindërtimit dhe strehimin e të gjitha familjeve që u prekën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ishte sot në familjet e Ramazan Memës dhe Mariglen Ballës në Farkë, të cilat hynë në shtëpitë e reja, të sapondërtuara, ku edhe ftoi PD-në të japë shembullin e saj duke ndihmuar procesin, e jo të pengojë ata që punojnë për këto familje.

“Kam një sfidë për Partinë Demokratike dhe ata të SHQUP-it: nga ana tjetër e kësaj kodre, i biri i botës mori katër vila. Fale një për familjet e prekura nga tërmeti! Nëse nuk di të japësh, nëse nuk ke zemër për të ndarë për të tjerët, nëse nuk dëshiron të drejtosh duke dhënë shembullin personal, atëherë rri urtë, lëri të tjerët të punojnë dhe mëso si punohet! Ajo që po ndodh me kakofoninë e një vendimi të KQZ-së është shqetësuese sepse nuk mund të ketë dy rregulla: një për këtë anë të kodrës, ku jetojnë fukarenjtë, dhe një për anën tjetër të Farkës, ku jetojnë pasanikët. Pra, ky vendim i KQZ-së i lejoka pasanikët të marrin katër vila në vit pandemie dhe tërmeti, por nuk lejon që t’u jepet çelësi i shtëpisë familjeve që u prekën nga tërmeti. Kjo s’ka logjikë! Ligji është një për të gjithë”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se është detyrë e kryetarit të bashkisë të kujdeset për ecurinë e punës dhe procesit të rindërtimit, por sipas tij, këtë nuk e kuptojnë ata që deri dje, kur kishin të njëjtën detyrë, fjetën gjumë 4 vjet.

“KQZ-ja s’mund të jetë tryezë analistësh, por duhet t’i bëjë të qarta rregullat. Fakti që dikush para nesh, kur ishte kryetar bashkie fjeti gjumë, nuk do të thotë që gjumi duhet të bëhet i detyrueshëm për të gjithë. Nëse dikush do të flejë, le të flejë! Por, nëse dikush do të punojë dhe i hanë duart për punë, le të punojë! Si mund t’i thuhet dikujt mos puno 4 muaj?! Është detyrë e kryetarit të bashkisë të inspektojë punimet, të mbarojë procesin e rindërtimit. Është detyrë e kryetarit të bashkisë të bëjë shkolla, të mbjellë pemë! Nuk mund të thuhet se meqë njëri nuk di të luajë, të mos luajë askush tjetër. Është si ato lojërat e fëmijëve - kur njëri nuk di të luajë, i vjen e ëma dhe u thotë të tjerëve, lëreni ta prekë edhe ky topin. Mirë, po e lëmë ta prekë topin, po e lëmë edhe portën bosh, por u bënë 4-5 palë zgjedhje që ky del huq dhe nuk bën gol. Se ky nuk di të bëjë gol as me portën bosh! Meqë ky s’di, të tjerët nuk do luajnë hiç? Pra, nuk do punojë asnjë, meqë ky do të flejë gjumë? Ka ardhur koha të bëhemi seriozë!”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se KQZ-ja këtë duhet ta qartësojë njëherë e mirë këtë çështje.

“Është shumë e rëndësishme që të kalojmë nga një KQZ që bën analistin, në një institucion serioz, që nuk bën analiza që kalojnë mbi ligjin. Ka ligj për pushtetin vendor. Ka ligj mënyra se si funksionojmë. Ka ligj që kërkon që t’i bëjmë këto punë,” tha ai.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 07/01/2021 17:38

    Vazhdo punen Lali Eri, ta beje prove KQZ te pengoje dhe te ndaloje kete pune qe po behet per shtrehimin e familjeve ne nevoje , se do te jene keto familje qe jane me bindje te ndryshme politike qe do te shkojne ta "fusin andej nga ka dale" Kunatin te Gerdecit.

    Përgjigju
  • LORA: 07/01/2021 16:51

    Rindertimi dhe mbyllja dite pas dite e plageve te termetit te 26 nentorit 2019-te eshte nje proces fundamental per sherbimin e shtetit ndaj qytetarve shqiptare, qe mbeten fatkeqsisht pa strehe.Kjo eshte nje pune qe duhet mundesisht te behet me tre turne,,,,,dhe qe nuk duhet kurrsesi lejuar te ndotet me pallavrat e mender-politikes anti-njeri. S'ka hic pune KQZ-ja me strehimin e njerzve qe jane ende pa strehe.Veliaj ia ka futur qesim me adresimin tek KQZ-ja.Gjynof.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 07/01/2021 16:38

    Me thone te drejten, Rama di si ti zgjedh bashkudhetaret e tij. Me orator dhe punetor si Veliaj, me thon te drejten s'ka. Jo vetem kaq, po di ti thur fjalet te jap mesazh sqarues per Lulushkat me shoke dhe standartet e asaj qe flasin, jane, dhe bejne!!!!!!!!! Mbare e mire kingu!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja