Veliaj: Kush zë hapësirat publike
gjobitet dhe paguan faturën e dëmit

Veliaj: Kush zë hapësirat publike<br />gjobitet dhe paguan faturën e dëmit
TIRANË - Individët dhe bizneset që dëmtojnë apo zënë hapësirat publike të qytetit do të gjobiten dhe njëkohësisht do të paguajnë për kthimin në gjendjen e mëparshme të tyre. Gjatë prezantimit të administratorit të njësisë nr. 6, Adriatik Merko, i shoqëruar edhe nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi nismën për një paketë masash, e cila do t’i japë bashkisë autoritetin për të vendosur një sistem të ri ndëshkimesh në rastet kur prona publike vandalizohet, ndotet apo uzurpohet.
 
“Nga tani e tutje, Bashkia do të propozojë një paketë masash, ku individët që vandalizojnë, ndotin apo zënë hapësirat publike jo vetëm që do të gjobiten, por në të njëjtën kohë do të marrin përsipër të paguajnë edhe faturën e punës për ta sjellë në gjendjen e mëparshme hapësirën publike të zaptuar apo ku ishte ndërtuar pa leje”, u shpreh sot Veliaj. Sipas tij, është e pamundur që bashkia dhe njerëzit e ndershëm të këtij qyteti të paguajnë faturën për individët që vandalizojnë asetet publike të Tiranës.
 
Duke e vlerësuar të pafalshme faktin pse njerëzit e ndershëm, me taksat e tyre iu duhet të paguajnë edhe punën që nevojitet për të prishur ndërtimet pa leje apo për të liruar hapësirat e zëna publike, Veliaj theksoi se për këtë nismë do të bashkëpunojë edhe me Ministrinë e Brendshme.
Fjala e plotë e Saimir Tahirit

“Kostot e rehabilitimit të hapësirave publike nuk mund t’ua faturojmë qytetarëve që paguajnë taksat. Prandaj, do të bashkëpunojmë me Ministrinë e Brendshme, jo vetëm për të sjellë në kontroll qytetin, por edhe për t’i faturuar ndotësit, vandalistit apo zaptuesit koston që ka shpenzuar bashkia për ta kthyer në identitet vendin e dhunuar apo të prishur”, theksoi Veliaj.
 
Ndërsa nënvizoi se shkatërrimi i Tiranës nuk ka ndodhur në një ditë, kryebashkiaku Veliaj tha se edhe ndërtimi i qytetit do të marrë kohën e nevojshme. Sipas tij, kjo është arsyeja pse bashkia ka filluar me disa operacione si ai në njësinë nr. 5, të cilin do ta vijojë në të gjithë njësitë e Tiranës, përfshirë edhe njësinë nr. 6.

“Tani që qyteti, bashkia, kontraktorët, pastrim-gjelbërimi, po bëjnë maksimumin e vet, është shumë e rëndësishme që edhe qytetarët të fillojnë të bëhen pjesë e këtij realiteti. Ndaj, është shumë e rëndësishme që qytetarët t’i ftojmë në datë 4 shtator për të pastruar Tiranën në një ditë”, deklaroi Veliaj.
 
Më tej, kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se i ka kërkuar drejtuesit të njësisë administrative që të ketë edhe një inventar të të gjitha nevojave që ka komuniteti.

“Për herë të parë, në këto katër vjet, do të fusim edhe konceptin e buxhetimit me pjesëmarrje të komunitetit. Në pamundësi për t’i bërë gjëra që në ditën apo vitin e parë, le të jetë komuniteti ai që na cakton prioritetet”
, - tha Veliaj.
 
I pranishëm në këtë takim, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vlerësoi nismën se kush konsumon paligjshmërinë duhet të paguajë edhe faturën e saj.

“Kjo nismë ka të bëjë me solidaritetin ndaj njëri-tjetrit, me promovimin e modeleve pozitive në qytet, me transferimin e barrës së përgjegjësisë tek ata që realisht duhet ta mbajnë në raport me paligjshmërinë, rolin që duhet të luajnë institucionet e shtetit, ndërtimin e modelit të shëndoshë të garantimit të përbashkët të ligjshmërinë në qytet”, -deklaroi Tahiri.

tahiri

Pas prezantimit të administratorit Merko, kryetari i Bashkisë së Tiranës, iu drejtua çerdhes nr. 4 në Kombinat për të inspektuar punimet për rikonstruksionin e saj. Kjo çerdhe është marrë në adoptim nga një kompani e zonës së Kombinatit, e cila ka nisur punën në mënyrë intensive për ta kthyer atë në një ambient sa më mikpritës për të vegjlit. Pas inspektimit, Veliaj u shpreh entuziast se nisma “Adopto 1 çerdhe” është një projekt fantastik, i cili ka funksionuar më së miri.
 
Kanë kaluar vetëm disa ditë nga fillimi i projektit dhe mbi 25 çerdhe e kanë sot një bamirës dhe një kompani, e cila po kujdeset që të bëhet gati për javën tjetër kur fëmijët kthehen nga pushimet. Dua t’i falenderoj publikisht ata, por edhe të ftoj të interesuar të tjerë për të adoptuar 5-6 çerdhet e mbetura. Do të ishim shumë të nderuar që t’i përfshinim në këtë nismë”, - deklaroi Veliaj.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën