Veliaj-Kuvendit: Na jepni dorë të lirë
të shkarkojmë nëpunësit pa shkollë
Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kërkuar parlamentit të krijojë mundësitë ligjore që të ketë dorë të lirë në emërimet dhe shkarkimet në radhët e administratës bashkiake. Sipas tij pengesë është bërë ligji i Nëpunësit Civil, nën mbrojtjen e të cilit sipas Veliajt, janë një seri militantësh të pakualifikuar dhe që nuk mund të shkarkohen pa pasur penalitete financiare.
TIRANË - Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kërkuar parlamentit të krijojë mundësitë ligjore që të ketë dorë të lirë në emërimet dhe shkarkimet në radhët e administratës bashkiake. Sipas tij pengesë është bërë ligji i Nëpunësit Civil, nën mbrojtjen e të cilit sipas Veliajt, janë një seri militantësh të pakualifikuar dhe që nuk mund të shkarkohen pa pasur penalitete financiare.
"Kemi administratë të tejfryrë me militantë që kanë shkollim, totalisht të pakualifikuar. Nuk ndërhyjmë dot për shkak të ligjit të Nëpunësit Civil. Na jepni dorë të lirë tek emërimet dhe shkarkimet në administratë. Se në fund qytetarët i kërkojnë llogari qytetarëve", u shpreh Veliaj.
Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino i kërkoi kryetarit të bashkisë të paraqesë amendamente në kuvend.
...Reforma territoriale e miratuar në korrik të 2014-ës lë ende paqartësi në mënyrën se si do të ndahen kompetencat mes pushtetit vendor dhe qendror. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i kërkoi qeverisë që të miratojë aktet nënligjore që plotësojnë projektligjin e autonomisë vendore për të saktësuar kompetencat.
Kryebashkiaku raportoi për projektligjin e autonomisë vendore në Komisionin kuvendor të Ligjeve, ku të ftuar ishin edhe organizata civile dhe përfaqësues të pushtetit vendor, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.
Qytetari i parë i Tiranës i cili më herët ka kritikuar si të padrejtë ndarjen e buxhetit për bashkitë e vendit, tha se duhet një garë kompetitive mes bashkive ku në sajë të projekteve e performancave të tyre të ndahen edhe fondet nga qeverisja qendrore.
Sipas këtij projektligji kryebashkiakëve i shtohen17 kompetenca të reja.
Emergjencat Civile që bashkia merr nën kompetencë, sipas kryebashkiakut Veliaj kanë nevojë për më shumë fonde.
"Gjatë përmbytjeve morëm de fakto kompetencat e zjarrfikësve", - u shpreh Veliaj.
Në sajë të këtij projektligji, bashkive i hiqet e drejta për të zgjedhur drejtorët e shkollave. Por sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, nuk mundet që investimet t'i bëjë bashkia dhe ministria e Arsimit të bëjë politikat,
"Një drejtor shkolle nuk mund të ketë dy drejtues", - theksoi ai.
"Për shkollat, e vetmja kompetencë që nuk do keni është emërimi i drejtorëve. Decentralizimi asnjëherë nuk ka fund", - u shpreh kreu deputeti i PS Bashkim Fino.
Më herët kryebashkaiku Veliaj e ka parë si paradoks që bashkive i kalohet në kompetencë edhe menaxhimi i pyjeve, ndërsa nga ana tjetër Ministria e Mjedisit merr nën administrim menaxhimin e muzikë së lartë në lokalet brenda qytetit. Fino tha se duhet që menaxhimi i ndotjes akustike të kalojë në kompetencën e bashkive.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
13.5%
-
Jo
85.6%
-
Nuk e di
0.8%
Vota total: 17561
Lajme të tjera
-
‘Luizi trut na krisi, Jori misi u çmend farefisi’, aktori i humorit bën parodi për Big Brother me këngën virale të Noizy-t (VIDEO)
1 Prill, 12:23
-
Itali/ Sekuestrohet 53 kg kokainë në portin e Livornos, arrestohen 3 shqiptarë! Vlera në treg do kapte 10 mln euro
1 Prill, 12:08
-
Rama paralajmëron podcastin e tij: Flasim së shpejti! Do ftojë kandidatë për kryebashkiakë e drejtues politikë për bashkëbisedim
1 Prill, 12:06
-
E dimë që 'JOQ' dhe 'Lolita' vendosin gjoba dhe bullizojnë çdokënd, por… duhet t'i mbrojmë për interesin publik
1 Prill, 11:58
-
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB: S'mund të ketë fitues të një lufte bërthamore
1 Prill, 11:49
-
Shqipëria 14 vjet në NATO, Nikolla: Krenarë për kontributin për mbrojtjen e paqes dhe rritjen e sigurisë
1 Prill, 11:48
-
VIDEO/ Monitoronte lëvizjet e policisë përmes radios, arrestohet 52-vjeçari që shtirej si në Shkodër! I pajisur edhe me armë zjarri
1 Prill, 11:33
-
Tregoi se vuan nga tumori në kokë dhe kërkoi rikthimin me të, Stresi sqaron si e ka marrëdhënien me ish gruan pas fitores së Big Brother Kosova
1 Prill, 11:26
-
Pas tre netësh, Papa Françesku del nga spitali! Batuta me turmën e njerëzve: Jam ende gjallë
1 Prill, 11:25
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
1 Prill, 11:10
-
Mandati i Stoltenberg drejt përfundimit! Emrat që pritet ta zëvendësojnë, mes tyre presidentja e KE Ursula von der Leyen
1 Prill, 11:10
-
Monika Kryemadhi 130 udhëtime jashtë vendit dhe 1.2 mln dollarë për lobim në SHBA, zero shpenzim të deklaruar në ILDKP
1 Prill, 11:01