Veliaj lë ministrinë në maj, kur të
 zyrtarizohet fushata për Tiranën

Veliaj lë ministrinë në maj, kur të<br /> zyrtarizohet fushata për Tiranën
TIRANE- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj do të jap dorëheqjen nga posti i Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në muajin maj. Burime pranë Partisë Socialiste, bëjnë me dije se ky ka qenë vendimi i ministrit Veliaj, megjithëse atij nuk i është kërkuar dorëheqja nga posti që mban.

Vetë kandidati i PS-së do të vijojë të qëndrojë në detyrën e ministrit deri në momentin që partitë poltike do të përfshihen zyrtarisht në fushatë dhe më pas do të dorëhiqet. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se gjatë diskutimeve që janë bërë për kandidimin e Veliajt në Tiranë, vetëm ministri ka theksuar se do të qëndrojë brenda afateve ligjore në detyrën e ministrit dhe më pas do të dorëhiqet.

“Impenjimin tim në garën për Tiranën do ta jap maksimalisht gjatë momentit që do të lë detyrën time si ministër. Në respekt të vendimit të kryeministrit Rama unë kam dhënë dorëheqje nga detyra e deputetit të Gjirokastrës në momentin që u bëra ministër, ndërkohë që nga kjo detyrë do të heq dorë në fillim të muajit maj teksa do të afrojnë edhe afatet ligjore të vendosura nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve”, mësohet të jetë shprehur ministri Veliaj.

Emri më i përfolur për drejtimin e ministrisë së Veliajt, është ai i deputetes së PS-së Olta Xhaçka. Kryeministri ka treguar se ka ditur të bashkëpunojë shumë mirë me gratë në qeveri, njësoj siç bëri me zëvendësimin e ish-ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi të cilin e zëvendësoi me deputeten e Beratit, Ermonela Felaj.

Urimet
Fushata për bashkinë e Tiranës ka nisur në një klimë tepër pozitive, teksa dy kandidatët zyrtarë të mazhorancës e opozitës kanë uruar nëpërjet sms njëri-tjetrin. Një ditë pasi PS e PD zyrtarizuan Erion Veliaj për mazhornacën dhe Halim Kosovën për opozitën dy kandidatët në mënyrë të civilizuar i kanë uruar suksese njëri-tjetrit. “A1 Report” ka arritur të zbardhë komunikimin joformal mes dy kandidatëve për bashkinë më të madhe në vend, Erion Veliajt dhe Halim Kosovës.

Sipas burimeve të sigurta, ka qenë kandidati i mazhorancës Erion Veliaj i cili i ka shkruar sms i pari mjekut Halim Kosova ku i shkruan “Jemi gati për një fushatë pozitive dhe ju uroj suksese”. Ndërkohë që nuk ka vonuar përgjigja e kandidatit të djathtë i cili i kthen përgjigje po me sms: “Ju falenderoj dhe suksese gjithashtu”.

Nisja e fushatës me mesazhe urimi është në fakt risi në politiken shqiptare dhe duket se kandidatet po promovojnë zhvillimin e një fushate qytetare për Tiranën e mbi 1 milion banorëve. Kandidati i PD-së, Halim Kosova ndryshe nga kandidati i tij që do të heq dorë nga posti i ministrit, do t’i duhet të lërë mandatin e deputetit. Për Kosovën ky ishte mandati i parë si deputet, pas postit të ministrit të Shëndetësisë që mori në vitin 2013.
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime