Veliaj: Mbështesim vëzhgimet
pozitive të KiE për zgjedhjet lokale

Veliaj: Mbështesim vëzhgimet<br />pozitive të KiE për zgjedhjet lokale
Shqipëria mbështet plotësisht vëzhgimet pozitive të Këshillit të Europës dhe është e kënaqur që misioni ka dalë në përfundimin se në zgjedhjet vendore e 21 qershorit 2015 ka pasur progres krahasuar me ato të vitit 2013.

Ky është vlerësimi i bërë këtë të mërkurë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Këshillin e Europës, gjatë punimeve të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale, ku u diskutua raporti i misionit të vëzhguesve të KiE për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
 
Misioni i vëzhguesve ka kryer një punë të shkëlqyer, duke identifikuar zonat ku është bërë progres, por edhe zonat shqetësuese, çështjet që duhen zgjidhur dhe plotësuar.
Ne mbështesim vëzhgimet pozitive dhe jemi të kënaqur që misioni ka dalë në përfundimin se në këto zgjedhje ka pasur progres krahasuar me ato të 2013. Procesi elektoral ka qenë i qetë dhe i rregullt, ndërsa fushata zgjedhore ishte qytetare. Ne jemi shumë krenar që kemi plotësuar një nga kërkesat kryesore për kuotat gjinore. Si kryetar i Bashkisë së Tiranës jam i lumtur që në Këshillin tonë Bashkiak ka më shumë gra se burra”
, u shpreh Veliaj.

Në fjalën e tij Veliaj tha se në zgjedhjet e 21 qershorit, të cilat ishin zgjedhjet e para sipas ndarjes territoriale, u respketua kuota gjinore dhe votues treguan maturi.

Kjo tregon pjekurinë e votuesve që kanë votuar në bazë të kandidatëve dhe platformave të tyre dhe jo duke ndjekur verbërisht linjat partiake. Duhet vënë, po ashtu, në dukje, se Shqipëria po bën reforma për entet lokale, si strategjia e re e decentralizimit 2015-2020, është aprovuar një ligj i ri, është hartuar dhe i është prezantuar Këshillit të Evropës dhe Kongresit për të marrë opinionin”, shtoi ai.

Zgjedhjet e 21 qershorit janë vlerësuar pozitivisht edhe nga raportuesi i KiE-së për zgjedhjet vendore në Shqipëri, Steëart Dickson. “Në ndryshim nga zgjedhjet e mëparshme, fushata ishte paqësore, qytetare dhe procesi i votimit ishte i organizuar mirë. Përveç disa incidenteve të izoluara ka pasur një qetësi dhe rregull kudo”, tha Dikson.
 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!