Veliaj me ambasadori Del Monaco dhe grupin Këshillimor Rinor YAG:Bëhuni pjesë e veprimtarive të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me ambasadori Del Monaco dhe grupin Këshillimor Rinor YAG
Brezi i tretë i Grupit Këshillimor Rinor YAG, një strukturë me bazë vullnetare që sjell pikëpamjen rinore në veprimtaritë e Prezencës së OSBE-së që prej vitit 2018, u takua në ambientet e Bashkisë së Tiranës me kryetarin Erion Veliaj dhe ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco. Gjatë takimit, ku u diskutua mbi rolin e rëndësishëm që të rinjtë duhet të luajnë në shoqëri, kryebashkiaku Veliaj dhe ambasadori Del Monaco e nxitën grupin e të rinjve të vijonin në rrugën e aktivizmit, por edhe të bëhen pjesë e veprimtarive të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.
Kryetari i Bashkisë Veliaj, tha se Tirana do jetë qyteti i parë në Europë që do mirëpresë Kryeqytetin Europian të Rinisë në periudhën post Covid. “Do të doja t’ju inkurajoja që të mendoni për vitin tjetër si një mundësi fenomenale, pasi Tirana do jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022. Ne luftuam shumë për ta merituar këtë mundësi dhe ishte shumë kompetitive, me qytete që janë më të pasura, me qytete që janë aktualisht pjesë e Bashkimit Europian, me qytete që kanë lidhje më të mira dhe që kanë influencë lobimi më të mëdha se tonat, por ne fituam. Jemi qyteti i parë në Europë që do mirëpresim Kryeqytetin Europian të Rinisë në periudhën post Covid, ndaj le të planifikojmë tani,” u shpreh Veliaj.
Ndërsa ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, u shpreh se ka mjaft projekte konkrete të cilat pritet të ndërmerren deri në fund të vitit të ardhshëm. “Ne kemi në mendje një numër projektesh konkrete që përbëjnë pjesën më të madhe të dritares së jashtëzakonshme që Tirana do të na ofrojë në vitin 2022. Me ndihmën tuaj, dua që ju të jeni në bord kur Tirana të jetë Kryeqytetit Europian i Rinisë 2022. Një numër iniciativash konkrete do të ndërmerren deri në fund të vitit 2022,” tha Del Monaco.
Në fund kryebashkiaku Veliaj së bashku me ambasadorin Vincenzo Del Monaco shpërndanë edhe disa çmime për brezin e ri të YAG-ut!
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Tiranë/ Italia e kërkonte për organizatë kriminale dhe trafik kokaine, kapet për ekstradim 44-vjeçari me dy identitete! I dënuar me 5,5 vite burgim (EMRAT)
17 Shkurt, 15:58
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
Tiranë/ Posedim dhe shitje kokaine, 5 të arrestuar në pak orë në kryeqytet
17 Shkurt, 15:15
-
Ikona e teatrit dhe kinemasë, Robert Ndrenika mbështet Veliajn: Në 83 vite jetë, Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë
17 Shkurt, 14:52
-
Tiranë/ Thyente xhamat e makinave dhe vidhte paratë e sende personale, arrestohet 29-vjeçari (VIDEO)
17 Shkurt, 13:55
-
Arrestimi i Veliajt, Ilir Yzeiri në Report Tv: Hetimi nisi me një letër anonime banale! SPAK nuk merret me 21 janarin apo Gërdecin por me blerjet online të gruas së kryebashkiakut
17 Shkurt, 13:49
-
Dosja për vrasjen e Martin Canit! Si lindi sherri brenda ‘Fan Nolit’, pas grushteve në shkollë 14-vjeçari u kërcënua me ‘buqetë lulesh’
17 Shkurt, 13:46
-
Debate në Kuvend për arrestimin e Veliajt/ Bardhi: Ministri Hoxha të japë dorëheqjen, gënjeu për tubimin para GJKKO! Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë
17 Shkurt, 12:39
-
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me kukulla me fustane dhe bizhuteri prej 800 mijë eurosh, në 10 vjet kam shpenzuar vetëm 75.025 euro!
17 Shkurt, 12:17
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
VIDEOLAJM/ Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin 'Nënë Tereza'
17 Shkurt, 09:47