Veliaj me banorët e Ndroqit:Tregje të
hapura njëditore në rrugët e Tiranës

Veliaj me banorët e Ndroqit:Tregje të<br />hapura njëditore në rrugët e Tiranës
TIRANË - Tirana ka nevojë për tregje të hapura. Kështu u shpreh sot kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, në dëgjesën e tij publike me banorët e Ndroqit, të cilët me ndarjen e re administrative do të jenë pjesë e bashkisë së re të Tiranës. Ai u shpreh se shitja në rrugë nuk është zgjidhje, prandaj Tirana ka nevojë për tregje të reja, edhe për faktin pse ka zona që kanë më shumë tregje seç duhet dhe ka zona që nuk kanë treg fare.
 
Ne do të ndjekim politikën e ndërtimit të tregjeve aty ku është produkti, pra konsumatorët do vijnë ta blejnë produktin tamam aty ku prodhohet. Një tjetër mundësi për aplikimin e kësaj politike është hapja e restoranteve të cilat përdorin vetëm produktet e zonës”, u shpreh Veliaj.

Tregjet e hapura mund të funksionojnë një ditë në Kombinat, një ditë në Sauk, një ditë në Bllok, një ditë në Rrugën e Elbasanit. Kemi në plan për ndërtimin e tregut ‘kilometri zero’. Ky projekt do të zbatohet në kurorën e fshatrave të Tiranës. Çdo fundjavë të kemi nga një treg të hapur dhe ta reklamojmë shumë në qytet, për të shmangur njerëzit që shesin në mes të rrugës”, shpjegoi Veliaj idenë e zhvillimit të tregjeve të hapura në Tiranë.
 
Ai tha se me ndarjen e re administrative, do të kemi një Bashki të re të Tiranës e cila do të përfshijë si zona rurale ashtu edhe urbane, por në asnjë mënyrë nuk do të menaxhohen ndryshe zonat rurale e ndryshe ato urbane. Sipas tij, Tirana do të jetë një dhe do të përfitojë njësoj nga investimet dhe shërbimet, duke angazhuar çdo energji në mënyrë që të 13 komunat që i shtohen qytetit të Tiranës të integrohen sa më shpejt në një njësi të vetme. Gjithashtu, ai tha se në bashkinë e re do të ketë një departament të bujqësisë, i cili do të krijohet si nevojë e ndarjes së re administrative.
 
Duke prekur çështjen e turizmit, Veliaj tha se mundësitë për zhvillimin e turizmit, tani që Tirana është zgjeruar, janë shumë të mëdha, pasi ekziston shansi për oferta turistike që përfshijnë lloje të ndryshme turizmi. Sipas tij, mund të zhvillohet agro-turizmi, ashtu siç mund bëhen mini-harta për ekskursione ditore ose gjysëm-ditore, por aktualisht nuk promovohen. Ai u tha banorëve të Ndroqit se do të jenë vetë ata që do të adminsitrojnë fondet e Bashkisë së Tiranës dhe mënyrën se si do të harxhohen ato për zonën ku jetojnë.

Veliaj me banorët Kombinatit:Zgjidhim çështjen e Unazës së Re
“Angazhimi ynë është që sapo të futemi në bashki të bëjmë një audit. Sepse kur futesh në një shpi bën një herë në audit për të gjithë ambjentit. Çdo njeri që ka bërë shkelie ndaj qytetarëve të thjeshtë do shkojë atje ku e ka vendin. Higjena mungon totalisht, arsimi mungon, çfarë zgjedhje do ti jepni zonës së unazës së re e cila është përdorur këto vite vetëm për ndërtime. Punët që ne bëmë për 1 vit këta nuk do ti bënin për 66 vjet. Këta i ndajnë qytetarët në katunarë dhe qytetarë. Nga takimet më të bukura të kësaj fushate. Është një moment që ne ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur. Që Tirana në mbajë hapin e qeverisë dhe të ecë me hapa të shpejtë. Është momenti që të ecë në drejtimin e duhur dhe të mos marrë gjoba nga qytetarët sepse deri tani Tirana ka marrë shumë gjoba nga qytetarët. Nda është koha që ne ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur.  Vota juaj e parë t’ju bëjë të ndiheni krenarë , të ndiheni të dobishëm, dhe kur të jeni në moshën e prindërve tuaj të jeni aty dhe tu thoni fëmijëve tuaj se unë isha aty kur Tirana mori drejtimin e duhur.- tha Veliaj gjatë takimit me banorë të zonës së Kombinatit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos