Veliaj me banorët e Njësisë 5: Do
jem kryebashkiak me kohë të plotë

Veliaj me banorët e Njësisë 5: Do<br />jem kryebashkiak me kohë të plotë
TIRANË - Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar këtë pasdite një takim me banorë të Njësisë nr 5, të cilëve u ka premtuar se do të jetë një kryetar bashkie me kohë të plotë duke mos u angazhuar me gjëra të tjera.
 
Ndryshe nga sa po vepron sipas tij kryetari aktual i bashkisë i cili po kalon kohën në Holandë.
 
“Ne duam një kryetar bashkie me kohë të plotë. Kryetari i bashkisë aktual po kalon kohën në Holandë.”- tha Veliaj.
 
Gjithashtu Veliaj ka vlerësuar se jeta e ndershme që ai ka bërë është më e mirë se sa jeta e korruptuar, duke theksuar se nuk ka shitur ndonjëherë predha dhe s’ka vrarë njerëz
 
“Jeta e ndershme, me e mirë se jeta e korruptuar. Kam shitur fiq, nuk kam shitur predha, nuk kam vrarë njerëz. Ne duam ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur.”- tha Veliaj.

Referuar investimeve në institucionet arsimore parashkollore si kopshte dhe çerdhe në bashkinë e Tiranës, Veliaj u shpreh: “Pamë statistikat e bashkisë për të ardhurat dhe investimet dhe pamë që në vetëm në vitin elektoral, Berisha i kishte dhënë më shum para Bashës. I kishte dhënë 53 milion lekë çka do të thotë më shumë se 3fishin e buxhetit të zakonshëm vetëm për kopshtet dhe çerdhet por Basha mirë që nuk arrin dot të mbledhë të ardhurat por nuk shpenzon dot mavria as ato të ardhura që kanë”.
 
Një qytetare e pyet Veliajn për ambientin e ndotur dhe ai i përgjigjet: "Përgjigja është e thjeshtë se po jetove në Hollandë nuk e sheh dot sa i ndotur është qyteti e aq më pak lagjja. Ai që kur u zgjodh nuk ka ardhur asnjëherë. Unë punoja me 83 veta staf dhe bëmë reformën e pensioneve, shkollat profesionale e çdo reformë tjetër ndërsa ai me 586 pastrues që i merr vetëm në mitingje nuk bëjnë gjë tjetër. Po avash tani se ka edhe pak dinjitet varfëria. Ne do rishohim kontratat e pastrimit. Ne do të bëjmë në çdo lagje një anketë të rregullt ku do të raportojmë shërbimet. Por ne kontrata për qoka nuk do bëjmë. Kush kompani ngel në klasë nuk do të kalojë dot pas katër vitesh. Kur ne vendosëm që një ditë t’ia kushtojmë pastrimit të territorit si vullnetarë e gjithë qeveria u mobilizua për këtë përveç bashkisë që e konsideroi këtë si një aksion të kohës së Enver Hoxhës.

Ndërkohë porsa i përket cilësisë së tregjeve ushqimore Veliaj tha se punonjësit e Bashës që kanë për detyrë të merren me këtë punë harrojnë se çfarë duhet të bëjnë dhe nuk dalin asnjëherë në terren të inspektojnë e të shqetësohen për cilësinë e ushqimeve që shkojnë në tavolinat e qytetarëve.

Ne bëmë një llogari të thjeshtë duke nisur nga kjo lagje sepse ju votoni pasivisht majtas dhe për këtë ju jeni më të diskriminuarit. Këta kanë një fond investimesh për rrugët dhe tregjet e kur vjen puna këta nuk marrin asnjë masë për cilësinë e tregjeve dhe të ushqimeve që shkojnë në tryezat e familjeve. Nuk i bëjnë këto sepse nuk dinë të menaxhojnë të ardhurat që kanë. Unë ju premtoj se nga java tjetër do të vijë një kompani e huaj për tu arrë me ristrukturimin e Kopshtit Zoologjik të Tiranës se deri më tani është lënë në harresë,” – tha Veliaj. 

 
Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos