Veliaj me banorët e zonës industriale
 "Janë zgjedhje serioze jo barcaleta"

Veliaj me banorët e zonës industriale<br /> 
TIRANE -  “Këto nuk janë zgjedhje për shaka as barcaleta por janë zgjedhje serioze, janë probleme serioze që diskutohen në tavolinën e bukës”- është shprehur kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj gjatë dëgjesës sot me banorët e kthesës së Kamzës.

Veliaj tha se Tirana duhet të shkojë në drejtimin e duhur dhe se bashkia aktuale nuk po bën asgjë për problemet konkrete të familjes madje është krejt e paaftë për të menaxhuar buxhetin që ka në dispozicion.

“Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje për partitë, por janë zgjedhje për familjet tona. Temat për të cilat ne flasim në këto zgjedhje janë tema për të cilat flasim edhe në tavolinat tona të bukës, kur bëjmë pyetje si: në cilën çerdhe do ta çojmë fëmijën, a kemi çerdhe në lagjen apo fshatin tonë,a kemi çerdhe që i mban, ndërsa jemi në punë? Temat e kësaj fushate janë tema të familjeve tona”, tha Veliaj.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të banorëve për çështjen e transportit publik, ai shprehu besimin se në zonën industriale duhet të ketë një linjë të dedikuar. “Duhet të kemi një linjë të dedikuar, e cila t’u shërbejë të gjithëve”, u shpreh Veliaj, duke shtuar se kompanitë e transportit duhet të kalojnë në përdorimin e mjeteve që shkaktojnë më pak ndotje në mjedis. “Një kusht për të lidhur kontratat e reja me kompanitë e autobusëve do të jetë edhe përdorimi i një teknologjie që harxhon më pak, por edhe që nuk e ndot mjedisin”, theksoi ai.
 
Më tej Veliaj premtoi ndër të tjera shpërndarjen e 400 banesave sociale në zonen e Shkozës dhe bonusin social të bllokuar sipas tij nga bashkia aktuale.
Sipas tij, askush nuk e pengon kryetarin aktual që ta japë këtë ndihmë për banorët që kanë nevojë për të paguar qeranë. “Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të shpërndajmë banesat sociale dhe pastaj do të fillojmë punën për të ndërtuar të tjera. Tirana ka 4000 familje që kanë nevojë për këto banesa”, përfundoi Veliaj.

 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin