Veliaj me biçikletë nëpër Tiranë:
Tregojmë me vepra se drejtojmë ndryshe

Veliaj me biçikletë nëpër Tiranë:<br />Tregojmë me vepra se drejtojmë ndryshe
TIRANË - Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi të bënte një ecje me biçikletë sot nëpër rrugët e kryeqytetit, për të kuptuar nga afër vështirësitë që hasin çdo ditë qytetarët që përdorin këtë mjet për të lëvizur ose shkuar në punë.

Veliaj ndoqi një itinerar të caktuar, duke filluar nga stacioni i autobusëve pranë Bankës së Shqipërisë, deri te Aquadromi i Tiranës, ku edhe më pas filloi një dëgjesë me sportistët për problemet që i shqetësonin ata lidhur me sportin dhe mungesën e terreneve sportive.

Veliaj u shpreh i vetëdijshëm se mungesa e hapësirave për vozitësit e bicikletave është një problematikë, e cila duhet rregulluar në Tiranë, qoftë edhe pse ky është një sport i shëndetshëm, por edhe për uljen e trafikut dhe ndotjes së madhe në kryeqytet.
 
"Duhet ta tregojmë me vepra dhe jo me fjale se ne dime të drejtojmë ndryshe. Kështu, nga sot fushata jonë do ketë një stacion biçikletash te PS që të sigurohemi që të gjithë aktivistët tanë, vullnetarë që çojnë dhe marrin produkte të fushatës nga një zyrë tek tjetra, apo shkojnë të organizojnë takime si ky, të kenë mundësi të lëvizin me biçikleta"- tha Veliaj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos