Veliaj me çiftet e reja: Tirana buxhet
të madh, por kryebashkiak të paaftë

Veliaj me çiftet e reja: Tirana buxhet<br />të madh, por kryebashkiak të paaftë
Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën ka zhvilluar pasditen e sotme një dëgjesë publike me çiftet e reja në Parkun Rinia.

Sipas Veliaj Tirana është qyteti më jomiqësor ndaj çifteve të reja, për shkak se një Bashki e qeverisur nga të paaftë nuk ka realizuar detyrën e saj në shpërndarjen e pagesave për foshnjet që lindin, ndërtimin e çerdheve dhe parqeve për fëmijët, shpërndarjen e banesave sociale për çiftet në vështirësi ekonomike, pastrimin e qytetit.

Veliaj ka ripërsëritur ftesën për debat publik ndaj kandidatin të PD Halim Kosova dhe Kryetarit aktual të Bashkisë  Lulzim Basha që sipas tij kalon më shumë kohë në Hollandë se sa në Tiranë. “Kur shtëpia është pa zot, ajo qelbet erë”, tha Veliaj duke iu referuar neglizhencës së Kryebashkiakut Basha.

Ai i është përgjigjur  gjithashtu sulmeve të PD sipas të cilës takimet e Veliaj janë teatër propagandistik, duke thënë se takimet e tij janë reale, jo me kaseta por me njerëz realë sepse problemet janë reale.

Veliaj e ka vënë theksin te një fakt abuziv nga ana e Bashkisë së Tiranës: mosshpërndarja e pagesave për foshnjet që lindin.

“Zbuluam që 6 milion dollar pagesë për fëmijët e lindur nuk jepej që nga viti 2008 deri në 2013. U hoq 50 mijë lekëshi për bebet. Edi Rama e riktheu fondin që asnjë fëmijë të mos mbetej pa ndihmesë ekonomike. Ka Bashki si ajo e Tiranës që ia vënë fajin qeverisë, edhe për këtë fond që nuk e shpërndanë vetë, na e vunë fajin ne. Ne e zgjidhëm”, sqaroi Veliaj.

Veliaj u ndal edhe te ato që ai i cilësoi si justifikime të gënjeshtërta të Bashkisë, kur kjo e fundit thotë se Edi Rama e bllokoi buxhetin për projektet. Për ta faktuar këtë Veliaj morri rastin e buxhetit për ndërtimin e çerdheve.

“Bashkia gënjen kur thotë se Edi Rama bllokon fondet. Buxheti i Bashkisë në kohën kur Berisha ishte kryeministër ishte 170 milion lekë. Ata kanë bërë 0 çerdhe me këto lekë sepse u morrën me zgjedhjet ndonëse kryeministrin e kishin të tyren”, tha Veliaj

“Rama ua çoi në 540 milion buxhetin, ua trefishoi, nuk ua bllokoi. Ata kanë realizuar vetëm 30 përqind. Tirana ka buxhetin më të madh por ata janë të paaftë. Premtimi im është që sapo të kemi Bashkinë të bëjmë pagesat dhe të sigurohemi që asnjë fëmije mos ti mungojë çerdhja”, shtoi Veliaj.

Ndërkaq Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të merren me politikë sepse sipas tij, “të mos merresh me politikën e qytetit do të thotë të mos merresh me të ardhmen e fëmijëve të tu”.
 
Klikoni ketu per te lexuar te plote dëgjesen publike me qytetarët

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos