Veliaj me familjet e vjetra tiranase:
Më shumë u flet puna sesa guna

Veliaj me familjet e vjetra tiranase:<br />Më shumë u flet puna sesa guna
Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi sot familjet e vjetra tiranase për të zhvilluar dëgjesën e radhës, ku edhe mori mbështetjen e tyre. Në takimin e sotëm, Veliaj duke vlerësuar se kryeqyteti jo vetëm ka 1 milionë banorë por edhe 50% të ekonomisë së vendit, shpalosi disa nga projektet e tij për zhvillimin e qytetit për ta kthyer në një atraksion kulturor dhe turistik.

“E kemi të nevojshme që të kemi sot një markë të Tiranës, i cili është produkt autokton i qytetit ose i të gjithë zonës përreth tij. Ashtu siç markat e mbrojtura në Itali dhe Greqi promovohen brenda shtetit të tyre, marka e Tiranës duhet të jetë një markë më vete”, propozoi Veliaj. Ai tha se logoja “Tirana” apo “Tirona” ka një vlerë monetare në treg që ne nuk ia dimë vlerën dhe duhet ta brandojmë qytetin si edhe produktet e tij.

Kandidati socialist solli në vëmendje ligjin për zejet, duke u shprehur se nën drejtimin e Bashkisë së re të Tiranës do të krijojë një dhomë për ruajtjen e kësaj tradite. “Ne duhet të krijojmë dhomën e zejeve të Tiranës, të atyre që ruajnë traditën e qytetit, ata që janë zejtarë të vjetër dhe familje zejtaresh, apo që kultivojnë tek rinia çirakërinë e ruajtjes të traditës”, sqaroi Veliaj.
veliaj me tiranesit e vjeter
Gjithashtu ai theksoi se është e pabesueshme që ne nuk kemi një bashki ose një institucion që të mbështesë bashkë me shoqatën. “Tirana” hapjen e një muzeu permanent ku ne mund të kemi një stacion turistik të Tiranës.

Më tej, kandidati i koalicionit të majtë bëri të ditur se ka një plan bashkë me qeverinë që do të bashkëfinancojnë një projekt me Fondin Amerikan të Zhvillimit për të transformuar komplet zonën e Pazarit të Ri. “Është një zonë e cila po të transformohet dhe po të rikonstruktohet i ka të gjitha aftësitë që të jetë një atraksion turistik, por mbi të gjitha të jetë një hapësirë ku Tirana e vjetër del si një stoli e pastruar, si një xhevahir i lëmuar”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se në një vit e gjysmë qeveria Rama ka treguar se nuk i ndajnë njerëzit në të nënës dhe të njerkës. Sipas tij, sot jetojmë në një gjeneratë të re, është viti 2015 dhe Tirana ka probleme shumë praktike dhe shumë konkrete, dhe zgjedhësit nuk do falnin nëse kalojmë edhe një palë zgjedhje për t’u përçarë dhe jo për t’u bashkuar.

Të gjitha propozimet e dhëna në këtë takim nga përfaqësuesit e familjeve të vjetra tiranase do të merren në konsideratë nga kandidati Veliaj për t’i pasqyruar në programin final për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. 
veliaj me tiranesit e vjeter
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor