Veliaj me investitorë të huaj: Do 
vlerësoj çdo ide të sipërmarrësve

Veliaj me investitorë të huaj: Do <br />vlerësoj çdo ide të sipërmarrësve
Ndërtimi i një marrëdhënieje të re bashkëpunimi midis bashkisë dhe biznesit, që do të bazohet mbi transparencën dhe partneritetin. Me këto fjalë e ka nisur dëgjesën e sotme me investitorët shqiptarë e të huaj, kandidati i koalicionit të majtëpër Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka prekur disa nga problemet që shqetësojnë sot sipërmarrjen, duke nënvizuar se Tirana është epiqendra e jetës sociale dhe ekonomike e vendit.
 
“Do të themelojmë një Këshill Ekonomik për Tiranën, sipas modelit të Këshillit Kombëtar të Punës, ku do të adresojmë të gjitha problemet dhe kërkesat e biznesit të lokalizuar në kryeqytet. Vlerësoj bashkëpunimin që kemi pasur me biznesin në 18 muajt e fundit dhe dëshiroj që këtë bashkëpunim ta shtrij edhe në Bashkinë e Tiranës. Për këtë, unë kam propozuar ngritjen e këshillit ekonomik në bashki. Ndërkohë, mirëpres çdo ide që ju mund të keni për këtë bashkëpunim”, u shpreh Veliaj.
 
Ai ka ofruar garanci për biznesin për ta trajtuar atë si një partner në zhvillimin e qytetit, duke theksuar se praktikat më të mira të zbatuara në ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, do t’i zbatojë edhe në Bashki, si për shembull buxhetimi që këtë vit i një fondi të caktuar për nxitjene punësimit dhe hapjen e zyrave të punës. Nga ana e tij, biznesi kërkoi një klimë më miqësore, mbështetje dhe shmangien e konflikteve politike, të cilat sipas tyre ndikojnë direkt te sipërmarrja. Në përgjigje, Veliaj i ka cilësuar të lodhshme dhe të panevojshme procedurat që u duhen bizneseve për t’u regjistruar apo paguar taksat, duke premtuar heqjen e këtyre barrierave.
 
Veliaj tha se Tirana ka mundësi të zgjerohet, të punësojë njerëz dhe se do t’i rikthehemi projektit të parë për zgjerimin e Bulevardit. “Por, me proporcionin e barit me betonin si nëvariantine parë, ku respektohej qartë hapësira publike, ndryshe nga plani i dytë i bashkisë.Do të ketë një rikthim tëBulevardit të ri, me më shumë hapësira të gjelbra, poredhe me më shumë hapësira për t’u zhvilluar, gjithmonë jashtë Tiranës”, tha ai. Sipas Veliajt, nuk do të ketë më betonizim të Tiranës sepse do të bëhet një ndarje e qartë e zonave të ndërtimit me zonat kujetohet, në mënyrë qëqytetarët të mos ndihen të rrethuar nga betoni.
 
Duke iu rikthyer shqetësimeve të biznesit për kontrollin e tregjeve, Veliaj tha se do të bëhet një certifikim i ushqimeve bio. Shqetësimit për turizmin, Veliaj iu përgjigj se me ndarjen e re territoriale Tirana ka “përfituar” 13 kala, ndërkohë do të rikthehet PazariiRi në stilin e vet tradicional, për të pasur një lloh hapësire feste dhe shërbime kulinare tradicionale të zonës. Nga ana tjetër, sipas tij do t’i jepet prioritet parkuttë Dajtit dhe gjithë zonëssë malësisë së Tiranës, për një turizëm ndryshe, me aventurë.
 
Ai premtoi gjithashtu, edhe një audit të bashkisë. “Është e rëndësishme të kemi një transparencë, e cila ka munguar 4 vitet e fundit. Do të ftoj 4 kompanitë mëdha të auditit për të filluar auditin e Bashkisë së Tiranës sepse në mungesë të një debati,qyteti meriton pak transparencë për çfarë do të gjejmë”, tha Veliaj.
 
veliaj
Ndërsa, përsa u përket hapësirave të gjelbra në kryeqytet, veliaj tha: “Këtu ka një interes shumë të madh publik për hapësirat e gjelbra. Ndaj, ne nuk inspirojë të japim leje ndërtimi në Bllok, siç po bën bashkia aktuale. Ne do i rikthehemi projektit për ndërtimin e bulevardit por me projektin e parë, duke ruajtur propocionin e barit me betonin. Ne do vijojmë nxitjen e ndërtimit por jo në ato zona ku janë të mbytura nga ndërtimet. Duhet të kthejmë një kulturë ku do të ndajmë zonat ku ndërtohet dhe zonat ku jetohet. Bashkëpunimi i inukut vendorë me atë lokal do të ketë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.  Ne zgjeruar 6000 m2 hapësirë në Tiranë. Detyra e bashkisë është të negociojë në këto interesa. Punësimi është çështje edhe e qeverisë lokale jo vetëm e asja vendore”, tha Veliaj. 
veliaj
 



Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos