Veliaj me këshilltarët bashkiakë: Keqardhje qe një pjesë e politikës tallet me qytetarët! Buxheti 2024 me i madhi per Tiranen

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e fundvitit me anetaret e Këshillit Bashkiak, tha se buxheti i Bashkise se Tiranes për vitin 2024 është 10 herë më i madh se ai që u gjet nga administrata e kaluar. Ai shprehu keqardhjen per skenat e krijuara nga opozita ne mbledhjen e keshillit.

“Unë e trajtoj me shumë respekt votën e atyre që na kanë mbështetur, ashtu sikurse respektoj edhe bindjen e atyre që nuk mendojnë si ne, sepse them se duhet të punojmë më shumë për ta çuar përpara Tiranën. Por, kur shikon disa kolegë që nuk e kanë fare problem të tallen dhe ta trajtojnë pa pikë respekti votën e qytetarit, - ç’rëndësi ka sa pak je, vërtet ndoshta nuk i ke numrat, por ke mundësi të bësh diferencën në cilësi, të japësh një propozim alternativ, të thuash ti një buxhet sipas pikëpamjes tënde, një sistem taksash sipas pikëpamjes tënde, një plan investimesh sipas ideve të tua, - eshte per te ardhur keq,” tha Veliaj. 

Kreu i Bashkisë shtoi se në kontrast me sjelljen e këshilltarëve të opozitës, Tirana po merret seriozisht nga liderët e Europësc të cilët e kanë shpallur kryeqytet të Rinisë, Sportit dhe Kulturës. 

“Ulen njerëz shumë seriozë kur diskutojnë cili do të jetë kryeqyteti Europian i Rinisë, ulen njerëz shumë seriozë në Bruksel te diskutojnë cili e meriton titullin Qyteti Europian i Sportit, ulen po ashtu njerëz shumë seriozë dhe thonë: Kujt do ia japim këtë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës? Kur ti shikon që bota të merr kaq seriozisht dhe ndërkohë, një pjesë e politikës thjesht tallet me qytetarët dhe thjesht i përdor si mish për top në këtë kulturën e sharjes e përçarjes, edhe në vigjilje të Krishtlindjes, thua pse duhet të jetë kështu? Nuk e di kush e mbjell këtë mallkim! Duket si ai mallkimi i Rozafës që ca vëllezër duhet ta bënin murin, të tjerët e prishnin,” tha më tej Veliaj. 

Ai shtoi se tensionet në parlament po zhvendosen edhe në Këshillin Bashkiak, si një kopje e shëmtuar e po një pjese të vogël të politikës. 

“Sot të vetmit që pengojnë qytetin, progresin, zhvillimin, janë një pjesë e jona, fatmirësisht e vogël, dhe e pamjaftueshme për të na penguar, por kur do vijë ajo ditë? Kjo është brenga ime. Pra, aq sa jam krenar për çfarë kemi arritur, aq edhe është brengë sesi Këshilli Bashkiak po kthehet në një miniaturë të Parlamentit, me ato lloj sjelljesh primitive. Ndërkohë që, për fatin tonë, shoqëria është emancipuar shumë dhe ka ecur shumë më shumë përpara. Ne kemi një shoqëri e cila sot kodon, ne kemi një shoqëri sot që ka ndjesi ambientaliste për mobilitetin dhe për mënyrën sesi e trajton jetën. Shoqëria jonë është shumë perëndimore. Dhe në qoftë se Shqipëria është Europa në Ballkan, Tirana është pjesa më europiane e Shqipërisë,” deklaroi më tej Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:17
Veliaj: Më shumë njerëz në vaki se protestat e Sali Berishës

1703332413_veliaj.jpg

Në takimin ku trokiti gotat me anëtarët e Këshillit Bashkiaki të Tiranës për festat e fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e pati një mesazh për skënën në mbledhjen e fundit të këshillit me Tedi Blushin e Partisë së Lirisë.

Kryebashkiaku u shpreh se tensionet në parlament po zhvendosen edhe në Këshillin Bashkiak, si një kopje e shëmtuar e po një pjese të vogël të politikës.

“Më shumë veta shkojnë në një vaki në fshtat sesa dolën për të mbështetur rrënojat morale teksa përballen me drejtësinë.” deklaroi më tej Veliaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 23/12/2023 16:35

    Tirana qyteti me I pajetueshem ne Europe...transport publik zero, kanalizime afer zeros , nje lum me ujera te zeza ne mes te qytetit, kaos rrugor, trafik....zhurme...nuk di cte them me

    Përgjigju
  • polici: 23/12/2023 15:50

    na e rrogsh sa malet o lali eri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë