Veliaj me nxënësit e shkëlqyer të Tiranës: Të promovojmë vlerat e vërteta! Prindërit tuaj sakrifikuan gjithçka që një ditë ju të ishit më të mirët 

Veliaj me nxënësit e shkëlqyer të Tiranës: Të promovojmë vlerat e vërteta! Prindërit tuaj sakrifikuan gjithçka që një ditë ju të ishit më të mirët 

Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka mbyllur ditën e sotme, dedikuar tërësisht arsimit në Ditën ndërkombëtare, me një vlerësim për nxënësit e shkëlqyer të qytetit, të cilët prej disa ditësh janë promovuar prej kryebashkiakut edhe në rrjetet sociale. Në takimin me ekselentët e gjimnazeve të kryeqytetit, Veliaj vuri në dukje se përmes promovimit të tyre vetë shoqëria ndihmon në evidentimin e vlerave të vërteta të brezit të ri. 

“Unë zgjodha që mënyra më e mirë për të festuar ditën s arsimit dhe mënyra më e mirë për t’i tërhequr vëmendjen shoqërisë sonë është duke treguar modelet, fotografitë, shembujt, notat tuaja dhe për ta shkundur pak qytetin tonë, duke promovuar ata që janë realisht VIP-at e Tiranës, çunat dhe gocat që punojnë fort, që janë me dhjeta. Dua që të gjithë të bëjmë një fushatë se çfarë quhet vlerë dhe meritë në shoqërinë tonë. Nëse secili prej nesh e bën këtë betejë, unë jam i bindur se do e fitojmë këtë betejë të qytetit tonë, të kombit tonë dhe shoqërisë ku jetojnë për vlera, meritë dhe punë,” u shpreh Veliaj.  

Ai tha se trendi i Tiranës ka qenë të rritet dhe prova për këtë janë ata të rinj dhe ata prindër që sakrifikojnë që fëmijët e tyre të rriten në një qytet që ofron çdo mundësi. 

“Ndonjëherë trishtohem, - u shpreh Veliaj, - kur dëgjoj që për efekt të politikës fillon ajo përçarja: “Unë jam den baba den - këta janë të ardhur”. Jam gati të vë bast, 90% e prindërve tuaj kanë ardhur nga diku tjetër. Unë vetë jam fëmijë i dy prindërve që erdhën nga Berati dhe Vlora. Unë linda në Tiranë, u rrita këtu. Por ky ka qenë trendi i Tiranës 103 vjet, që kur është bërë kryeqytet. Nga 1920-2023, në 103 vjet Tirana është rritur 103 herë. Filloi me 10 mijë banorë, sot është mbi 1 milion banorë. Për prindërit tuaj, sidomos për ata që kanë lënë gjithçka në veri dhe jug të Shqipërisë, në fshatra të thellë, në provinca të largëta, e vetmja arsye e fortë për të lënë rehatinë dhe zonën e tyre të komfortit ishte se kishin një çun dhe kishin një gocë që po të vinin ata në Tiranë me sakrifica, ai çun apo ajo gocë do punonte fort dhe do mësonte fort dhe një ditë do të ishte te më të mirët e Tiranës që do justifikonte gjithë sakrificën, mundin dhe sfidat e tyre,” tha kryetari i Bashkisë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë